Dëmtohet me qëllim ujësjellësi i Tetovës një ditë para zgjedhjeve

nga Xh M

Tetovë, 18 tetor – Persona të panjohur kanë dëmtuar gypin kryesor të ujësjellësit që furnizon me ujë qytetin e Tetovës. Rastin e ka denoncuar drejtori i NPK Sharri, Valon Zeqiri, i cili thotë se ky sabotim ka për qëllim ta ndërpresë ujin për Tetovën një ditë para zgjedhjeve.

“Persona të panjohur kanë dëmtuar me mjete të mprehta gypin kryesor të ujësjellësit në Leshnicë, me qëllim që ta lënë Tetovën pa ujë — vetëm një ditë para zgjedhjeve! Por le ta dinë mirë: ju nuk mund të dëmtoni aq sa ne mund të punojmë! Do të koriteni keq — këto janë shqelmat e fundit të zullumit!”, ka publikuar drejtori Zeqiri, duke bashkëngjitur edhe video dëshmi nga gypi i dëmtuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More