Agjencia Zhurnal.mk

Dëmtohet patinazhi i montuar në sheshin e Tetovës

Tetovë, 8 janar, zhurnal.mk – Dëmtohet patinazhi i montuar në sheshin e Tetovës, i cili është në fazën e vendosjes. Pjesë nga rrethoja e aluminit është djegur.

“Në SPB Tetovë është lajmëruar se ka shpërthyer zjarr në sheshin e qytetit të Tetovës, duke zënë një pjesë të rrethojës plastike në patinazhin e sapo montuar. Me ndërhyrjen e Shërbimit të Zjarrfikësve Territorial të Tetovës, për një kohë të shkurtër zjarri plotësisht është lokalizuar. Në vendngjarjen e zjarrit është bërë inspektim nga ekipi i SPB Tetovë”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Vendosja e montimeve të patinazheve sportive është projekt që e realizon Agjencia për të rinj dhe sport. Tetova është një nga shtat qytetet e parashikuara për vendosjen, në fakt montimin e patinazheve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...