Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dendias: Do të përpiqemi ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes

Shkup, 28 janar – Si vend i cili ruan marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të përpiqemi që në çdo mënyrë të mundshme ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve të tyre, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistë për “Juronjuz”.

Shefi i diplomacisë greke në intervistë edhe një herë e përsërit mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit.

“Pas Agjendës së Selanikut, Greqia është mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane të Gadishullit Ballkanik dhe gjithsesi e Ballkanit Perëndimor, ndërsa veçanërisht në rastin konkret të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërsa si vend i cili ruan marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të përpiqemi që në çdo mënyrë të mundshme ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve të tyre. Dhe jam i sigurt se të gjithë do ta çmojnë këtë”, tha Dendias.

Në pyetjen se a do të ndërmerrte Greqia iniciativa konkrete, shefi i diplomacisë greke përgjigjet se iniciativa është fjalë shumë e fuqishme” dhe shton se ata janë miq me të gjithë dhe po përpiqen t’iu ndihmojnë të gjithëve.

“Por, përsëri duhet të them se duhet ta shohim fotografinë e madhe, ndërsa fotografia e madhe është e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian”, thekson ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në intervistë për “Juronjuz”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

Osmani: Sapo të formohet qeveria në Sofje intensivisht do të angazhohemi për zgjidhje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...