Agjencia Zhurnal.mk

Dendias: Greqia nuk mbështet revizionizëm të marrëveshjeve

Athinë, 3 korrik – Zhurnal.mk – Kirijakos Micotakis ka dalë me qëndrim të qartë, vendi ka vazhdimësi, Greqia nuk mbështet revizionizëm të marrëveshjeve, thotë deputeti i Demokracisë së Re Nikos Dendias në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, duke u përgjigjur në pyetjen – si ministër i ardhshëm i mundshëm i Punëve të Jashtme të Greqisë, si do ta quante vendin fqinj – Maqedonia e Veriut apo Shkupi?

Dendias sqaroi se ata si parti atë që do të dëshironin ta bënin është të arrijnë ndryshime në disa dispozita përmes, siç tha, “negociata me palën tjetër”.

“Ekzistojnë çështje për gjuhën dhe kombësinë apo shtetësinë, si të doni quani. Këto punë duhet të tentojmë t’i përmirësojmë. Për këtë, sepse si armë i kemi negociatat me Bashkimin Evropian, do të bëjmë përpjekje”, thotë deputeti i Demokracisë së Re dhe sqaron se kjo nuk do të thotë se 100% do të kenë sukses, por do të përpiqen.

Ai shtoi se “marrëveshja i zgjedh temat historike” edhe kjo është diçka që ata mund ta ruajnë ashtu siç është, ndërsa si pozitiv e ka përmendur nenin 7.

Në emisionin informativ debativ në ERT, Nikos Dendias theksoi se “nuk ekziston politikan i Demokracisë së Re i cili mbështet ndryshime të kufijve në Ballkan”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Shkupjanët duhet të kuptojnë një punë. Të vetmit në rajon që kanë interes nga ekzistimi i tyre dhe do të synojnë të ekzistojnë si shtet jemi ne grekët. Të gjithë të tjerët ose duan ose t’i absorbojnë ose t’i shpërbëjnë ose t’u krijojnë probleme. Shqipëria e Madhe përfshin një pjesë të Shkupit”, tha Denedias.

Lidhur me protestat kundër Marrëveshjes së Prespës, ai e përsëriti qëndrimin e tij se është kundër, tha nuk ka marrë pjesë në një asnjë tubim, edhe pse do të kishte “përfitim politik” nëse e bënte atë.

Emri i Nikos Dendiasit ditëve të fundit gjithnjë e më intensivisht po përmendet në Greqi si nga kandidatët kryesorë për shef të diplomacisë greke nëse Demokracia e Re fiton në zgjedhjet të dielën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...