Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Denigrimi/ Rama `përgënjeshtron` Gent Cakajn për largimin me dorëheqje!

Ashtu siç erdhi dhe drejtoi ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, po njësoj në mënyrën më butaforike edhe iku.

Bëhet fjalë për Gent Cakajn, i cili edhe në ikje nëpërmjet një shënimi në FB, jo vetëm që ka pompuar veten si super-ministër, por edhe nuk ka pranuar faktin se është larguar nga Edi Rama, i cili prej kohësh as që e priste më nëpër takime dhe në zyrën e tij.

Situata bëhet edhe më qesharake, pasi vetë Cakaj njofton se ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm (këtë të fundit e ka në dorë kryeministri, siç veproi me ministrin Sandër Lleshaj që e mbajti 3 ditë ‘në ajër’), kurse Rama shkruan në të njëjtën kohë, se stafetën e tij ja ka kaluar Olta Xhaçkës!

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj në FB.

Por Edi Rama nuk ka denjuar që t`ia rezervojë as një ikje me “dinjitet”.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, shkruan në Twitter kryeministri pa e përmendur fare dorëheqjen e ish-të përkëdhelurit të tij, Gent Cakajt.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...