Dënimi i Salianjit, Meta: Hakmarrje për t’i ndaluar mundësinë e kandidimit

nga D V

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi sot vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji si hakmarrje.

Gjatë një konference për mediet, Meta u shpreh se ky vendim është përpjekje për t’i ndaluar Salianjit mundësimin e kandidimit për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Meta theksoi se, gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime partiake.

“Gjykatat e kanë në ballë për fat të keq që marrin vetëm vendime partiake dhe politike. Kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet e forta që ai ka bërë kundër trafikut të drogës ku janë të përfshirë eksponentë të qeverisë dhe shumicës aktuale”, u shpreh Meta.

Njëkohësisht, shtoi Meta, “është një përpjekje për t’i ndaluar atij mundësinë e kandidimit dhe të ushtrimit të mandatit të deputetit në të ardhmen”.

Padyshim, u shpreh Meta, “besoj se është një hakmarrje edhe për fitoren në bashkinë e Kavajës”.

“Nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem kriminal drejtësie në tërësinë e vet. Janë shumë pak akte të pavarura të gjykatave sepse afërmendsh ato vendosin çfarë kërkon prokuroria, apo SPAK-u, apo këto organizatat e tjera partiake”, tha Meta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More