Dënimi ndaj dy të miturve për vrasjen e të riut nga Podujeva, reagon avokati i familjes Fejzullahu

nga D V

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim të miturin e parë e ka dënuar me 10 vjet burgim kurse të miturin e dytë me 9 vjet burgim për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, Lulzim Fejzullahu.

Aktgjykimi ndaj dy të miturve u shpall të mërkurën.

Edhe në gjykimin e parë, Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 23 maj 2024 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.

Por, Gjykata e Apelit më 17 korrik 2024 e kishte kthyer rastin në rigjykim.

E pas rigjykimit, ku dënimi ishte i njëjti ka reaguar Tomë Gashi, avokat i familjes së Lulzim Fejzullahut.

“Me këtë Aktgjykim është vërtetuar edhe njëherë se ata që vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim njëri me tjetrin dhe se vrasjen e rëndë e kanë kryer me dashje të plotë.

Si avokat – përfaqësues juridik i familjes se Lulit do të paraqes ankesë që dënimi për të dytë të jetë maksimal”, shkruan ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More