Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dënohet me 1075 vite burg lideri i një sekti në Turqi

Udhëheqësi i një “sekti seksi”, i cili ishte i rrethuar gjithmonë nga femra, të cilat i quante “kotelet” e tij, është dënuar me 1075 vite burg.

Adnan Oktar u shpall fajtor për 10 akuza të ndryshme, si abuzim seksual me të mitur, drejtimin e një bande kriminale, përdhunim, shantazh, mashtrim, spiunazh politik e ushtarak, si dhe torturim. 64-vjeçari, i mohoi akuzat, por gjykata dha dënimin me 1075 vjet burg. 

Seancat u mbajtën mes detajeve të zhurmshme dhe akuzave për krime seksuale. Oktar i tha gjykatës në dhjetor se ai kishte afërsisht 1 mijë të dashura. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut, fillimisht, në vitin 1990 kur ishte udhëheqësi i një sekti, i cili u përfshi nga skandale të shumta seksuale.  

Një nga gratë në sallën e gjyqit, e identifikuar vetëm si CC, tha se Oktar kishte abuzuar në mënyrë të përsëritur me të dhe gra të tjera.

Ai u shpall fajtor edhe për ndihmë ndaj klerikut Fethullah Gülen, të cilin Turqia e akuzon si organizator të grushtit të shtetit të vitit 2016.https://zeri.info/inarticle.html

Po ashtu, edhe 13 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Oktar, morën dënime të rëndë për akuza të njëjta. Rreth 236 të dyshuar kanë qenë në gjyq në këtë çështje, 78 prej të cilëve janë nën arrest./a2news

Postime të ngjashme

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...