Dënohet me 11 vjet burgpër vrasjen e kryer para 32 vjetësh

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 11 vjet burgim të pandehurit H.Z për shkak më 20 tetor të vitit 1989, rreth orës 9:30, në afërsi të kanalit për ujitje në D, i akuzuari në bashkëveprim me tani të dënuarin S.Z, e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Z.U, i moshës 25 vjeçare.

 

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që për shkak të një rrahje që kishte ndodhur me 2 qershor të vitit 1989, në mes të pandehurit me vëllain e tani të ndjerit, shkruan Klankosova.tv.

“Me datë 20.10.1989, rreth orës 9:30, në afërsi të kanalit për ujitje në D, i akuzuari në bashkëveprim me tani të drenuarin S.Z, e nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Z.U, i moshës 25 vjeçare, në atë mënyrë që për shkak të një rrahje që kishte ndodhur me datë 02 qershor 1989, në mes të pandehurit me vëllain e tani të ndjerit, me ta vërejtur tani të ndjerin Z.U, e përcjellin për një kohë e pastaj i afrohen nga prapa, fillimisht tani i dënuari S, e kap për qafe me dorën e majtë, kurse me dorën e djathtë fillon ta godas me thikë në pjesën e përparme të regjionit të gjoksit, e kur i ndjeri në mbrojtje e sipër, së bashku me tani të dënuarin S , kanë rënë në kanalin e ujit , i akuzuari H, zbret në kanal e përderisa i dënuari S, po e mbante për duarsh tani të ndjerin Z, i akuzuari e godet disa herë me thikë, në shpinë e në pjesë të tjera të trupit, me ç’rast tani i ndjeri, nga tani i dënuari S dhe i akuzuari, ka marrë gjithsej 16 goditje me thikë, shumicën prej tyre në organet vitale, e si pasoj e këtyre goditjeve, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se i pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej 200 euro, në emër të paushallit gjyqësorë shumen prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit, shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat 15 ditësh

Pas shpalljes së aktgjykimit, të pandehurit i vazhdohet paraburgimi gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Related posts

Kosovë: Rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

D V

Jeton Biqkaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Kamenicës

D V

Bajqinovci për arrestimet në rajonin e Dukagjinit: Prokurorët e policët tashmë i kanë duart e lira për të vepruar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More