Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Departmenti Amerikan me lëvdata për gjendjen në burgjet e Maqedonisë

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Raporti i publikuar i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) pasqyron kushtet që egzistojnë në burgje dhe qendrat e ndalimit në Republikën e Maqedonisë Veriore, ky raport është shumë i rëndësishëm për ta kuptuar se nga po ec vendi ynë në drejtim të përmirësimit të këtyre instituconeve.

Raporti thekson se “Kushtet e burgut ishin ndonjëherë të papërshtatshme, por u morën hapa të dukshëm për të përmirësuar kushtet në burgje dhe në qendrat e paraburgimit që nga raporti i Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT) të vitit 2017 e cila përshkroi kushtet e paraburgimit si një trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues”, shkruan Zhurnal.

DASH thekson se ne si shtet në krahasim me vitet e kaluara kemi bërë një hap të rëndësishëm në përmirsimin e kushteve nëpër këto institucione shtetërore. Një delegacion i Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës në vitin 2019 vizitoi tetë stacione policore, gjashtë burgje, dy institucione psikiatrike, dhe një institucion të kujdesit shoqëror në të cilin gjendeshin persona që ishin privuar nga liria.

Në bazë të këtij inpektimi rezultoi se vendi kishte 1 burg dhe 2 qendra korektuese e cila ishte e ndarë një për femra dhe një për të mitur, si dhe katër burgje shërbenin edhe si qendra për mbajtjen e të paraburgosurve.

Ministria e Drejtëisë dhe Avokatit të Popullit theksuan se mbipopullimi në burgje nuk përbën ndonjë problem, me përjashtim të disa sektorëve në burgun shtetëror të Idrizovës. Sipas të dhënave zyrtare Ministria e Drejtësisë me 31 gusht në burgjet e vendit gjenden 1674 të burgosur kurse kapacitetet e burgjeve në shtet ishin për 2384 të burgosur, kurse sipas Avokatit të Popullit me 11 gusht numri i të burgosurve ishte më i lartë 1897 dhe kishte rreth 228 të ndaluar. Këtu kemi një pasqyrim të ndryshëm të të dhënave nga dy institucione shumë të rëndësishmë të shtetit, por ajo qe vlenë të theksohet është se dy raportet theksojnë së numri i të burgosurve është më i ulët në krahasim me kapacitete që disponojne, raporton Zhurnal.

Pavarsisht kapaciteteve të tepërta që egzistojnë, burgjet vazhdojnë të vuajnë nga mungesën e fondeve si dhe numrin e ulët e stafit, poashtu edhe stacionet policore, objektit e kujdesit shoqëror dhe psikiatrik përballen me kushte të këqija.

Në bazë të një raporti të Avoktatit të Popullit më 14 gusht theksohet se ishin bërë përmirsime të dukshme, por gjendja e përgjithshme vazhdonte të ishte e papërshtatshme. Vdekja e gjashtë të burgosurve çoi në hetim më 17 gusht, por dy nga hetimet u përmbyllën nga Zyra e Prokurosisë Publike (ZPP) e cila theksoi se dhuna nuk ishte faktori që kishte shkaktur vdekje.

Ministria e Drejtësisë Departamenti për Zbatimin e Sanksioneve mori 19 ankesa për pordorimin e dhunës nga forcat e policisë në drejtim të burgosurve, por hulumtimi zbuloi se policia kishte vepruar në përputhje me rregullat dhe procedurat të parapara me ligjin egzistues. Një numër i madh ankesash u lëshuan në drejtim të Avokatit të Popullit për kujdesin joadekuat shëndëtësor, e cila rezultonte si pasoj e mungesës së stafit dhe të pajisjeve në qendrat shëndetëroe te burgjeve dhe të qendrave të parandalimit, shkruan Zhurnal.

Një arritje e madhe është memorandumi i mirkuptimit i nënshkruar në vitin 2018 mes qevesië dhe Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që të ketë qasje të pakufizuar te të burgosurit e dënuar, si dhe Avokati i Popullit viziton burgjet çdo muaj për të parë kushtet dhe trajtimet e te burgosurve.

Ministria e Drejtësis theksoi se do të bëntë investime me qëllim përmirsimin e kushte të të burgosurve ku do të bëhej rindërtimi i plotë i burgut të Manastirit Ministria e Drejtësisë raportoi të bënte përmirësime në të gjitha burgjet, si dhe ndërtimin e Institucionit Korrektues të të miturve Volkovija në Tetovë dhe një salle gjyqi në Burgun e Idrizovës.

Ky raport thekson se ne si shtet jemi duke ecur në rrugë të mbarë në drejtim të përmirsimit të kushteve të të burgosurve dhe të paraburgosurve, edhe përkundër këtij përparimi ne jemi ende larg arritjes së përmirsimit të plotë pasi egzistojnë shumë problematika siç është mungesa e fondeve për rikonstruim dhe mirëmbajtje të këtyre institucioneve./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...