Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Departmenti i Shtetit: Maqedonia e Veriut krijon klimë të favorshme të biznesit

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Korniza juridike për investim në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe është në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe investitorët e huaj trajtohen njëjtë si ato vendorë. Vendi e thjeshtësoi kornizën rregullatore për investitorët e huaj të cilët punojnë në ZZHTI, të cilët në përgjithësi kanë përvoja pozitive dhe bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit qeveritarë. Faktor plotësues pozitiv për nxitjen e investimeve të huaja direkte dhe rritjes ekonomike është që vendi hyri në NATO, e zgjidhi kontestin për emrin me Greqinë dhe i fillon bisedimet për anëtarësim në BE.

Kjo bëhet e ditur në raportin për klimën e investimeve në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, të cilin e publikoi Departamenti i Shtetit amerikan.

Megjithatë, shtohet në raport, rregullativa gjithëpërfshirëse mbetet e komplikuar dhe ndryshimet e shpeshta ligjore, bashkë me interpretimin jokonzistent të rregullave, krijojnë rrethinë të paparashikueshme afariste e përshtatshme për korrupsion.

“Qeveria në përgjithësi i respekton dhe zbaton ligjet, por ka raporte se disa nëpunës shtetërorë janë të përfshirë në aktivitete korruptuese. Sipas organizatave joqeveritare, roli dominant në ekonomi të cilin e kishte Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE krijoi mundësi për korrupsion. Qeveria e kryesuar nga LSDM, e cila filloi detyrën në vitin 2017, premtoi se do ta përforcojë transparencën dhe sundimin e drejtësisë, dhe arriti të transmetojë fuqi të caktuar nga partitë politike deri te institucionet gjyqësore”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thekson se Maqedonia e Veriut tani është anëtare e NATO-s dhe është e ftuar që të fillojë bisedime për anëtarësim në BE, që do të inkurajojë investime të rritura direkte të huaja dhe rritje ekonomike. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor të vitit 2018, zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe përfshirja e vendit në rrugën drejtë hyrjes në NATO dhe BE, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan marrëveshje bilaterale shtesë për mbrojtje, energjetikë, aviacion civil dhe teknologji në prill të vitit 2019. Përpjekjet të cilat i bëri Maqedonia e Veriut që të arrijë anëtarësim në NATO dhe progres në ftesën e saj për anëtarësim në BE, rezultoi me rritje ekonomike pozitive, që ishte konfirmuar me rritje të PBV-së prej 3,6 për qind në vitin 2019.

Tërheqja e investimeve të huaja direkte, theksohet në raport, është një nga shtyllat kryesore të qeverisë për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Maqedonia e Veriut po mban kornizë relativisht fleksibile rregullatore, ndërsa institucionet e saja sigurojnë trajtim të barabartë të investitorëve të huaj dhe interesave vendore afariste nën rrethana të ngjashme. Në vitin 2019, një numër i madh i vendeve dhe kompanive të huaja paralajmëruan investime në Maqedoninë e Veriut dhe operacione të reja në zonat e lira ekonomike të njohura si Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI). Në të kaluarën, shpenzimet konkurruese për fuqinë e punës të Maqedonisë së Veriut, afërsia afër prodhuesve evropianë të automobilave dhe ndihma e Qeverisë tërhiqnin kompani të huaja për pjesën e automobilave. Raporti i qeverisë për investimet e huaja direkte, bashkë me kornizën rregullatore dhe institucionale, mbeten tërheqëse për investimet e SHBA-së, dhe si pasojë e kësaj, një numër i madh i kompanive amerikane me sukses punojnë në Maqedoninë e Veriut, shkruan në raportin për klimën investuese në vend.

Theksohet edhe se Raporti për punën afariste të Bankës Botërore në vitin 2020 e renditi Maqedoninë e Veriut në vendin e 17-të në botë për bërje të biznesit, me rënie prej shtatë vendeve në krahasim me vitin e kaluar. Fiç e përmirësoi rejtingun paraprak të kredive të Maqedonisë së Veriut nga BB në BB+ me perspektivë të qëndrueshme, ndërsa Standard dhe Purs e konfirmoi rejtingun e saj të kredive në BB- me perspektivë të qëndrueshme. Transparensi Interneshënëll e renditi Maqedoninë e Veriut në vendin e 106-të prej gjithsej 180 vendeve në indeksin e saj të perceptimit të korrupsionit në vitin 2019, që është për 13 vende më pak se viti paraprak.

Në raportin e Departamentit të Shtetit, megjithatë, paralajmërohet se pa marrë parasysh këto arritje ekonomike, kriza sociale dhe ekonomike e shkaktuar nga KOVID-19 do të ketë ndikime të thella ndaj ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe aftësisë që t’i absorbojë investimet e huaja.

“Këtë vit, firmat larguan të punësuar, prodhimtaria ishte drejtuar kah nevojat e patjetërsueshme, ndërsa qeveria filloi të vendosë kufizime për uljen e efekteve negative ekonomike nga KOVID-19, përfshirë edhe kontroll të çmimeve dhe kufizimeve të lëvizjes së njerëzve. Virusi sipas gjitha gjasave do të ketë ndikime të mëdha, edhe pse për momentin janë të paqarta, ndaj ekonomisë në vitin 2020, por edhe pastaj”, bëhet e ditur në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për klimën investuese në Maqedoninë e Veriut.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ali Ahmeti merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga UT-ja, zotohet se do të punojë për cilësinë e arsimit

E.E.

Osmani – Zaharieva: Të intensifikohet dialogu politik në të gjitha nivelet

Z H

DAP bllokoi xhirollogari të disa firmave, keqpërdorën ndihmën për paga të puntorëve

T E

Janë mbushur kapacitetet spitalore, Filipçe: Gjendja serioze, mos dilni pa nevojë

T E

CIIE, arrihen marrëveshje paraprake me vlerë 72.62 mld dollarë

Z H

Qitje artilerike nderi me rastin e Ditës së pavarësisë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...