Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Depertamenti i Shtetit: Nga afër e ndjekim situatën me Mijallkovin

Uashington, 22 shkurt – Jemi të vetëdijshëm për këto raporte, dhe e ndjekim situatën nga afër, deklaroi shkurt zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës, me rastin e arratisjes së Sasho Mijallkovit.

Ministria e Punëve të Brendshme sot shpalli urdhërarrest ndërkombëtar për Sasho Mijallkovin, ish-shefin e DSK-së, i cili prej dje është i pakapshëm, dhe policia nuk arriti t’ia dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak, që si masë e kujdesit, në kërkesë të prokurorisë gjatë fundjavës e solli Gjykata Penale.

Ai është një nga të akuzuarit për përgjimet e paligjshme të mbi 20 mijë qytetarëve në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, jashtëligjshëm ishin ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk ishin dhënë urdhra gjyqësorë.

Prokuroria në fjalët përfundimtare për rastin Target-Fortesa kërkoi dënim maksimal për Sasho Mijallkovin, ndërsa aktvendimi pritet të publikohet të premten, më 26 shkurt.

Postime të ngjashme

Zejdi pyet për “Monstrën” në Kuvend!

Bexhet Musliu

A po zgjerohet fuqia e grupit të “zjarrt” kundër Artan Grubit ?

Bexhet Musliu

582 raste dhe 374 të shëruar nga Covid 19

T E

Çerdhet në Saraj dhe Kondovë me dy grupe shtesë për fëmijë

Bexhet Musliu

Në UT u përurua Klinika Juridike

Bexhet Musliu

Ziadin Sela takim pune me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...