Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike

nga Redaksia

Ohër, 4 maj – Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia e paligjshme në hyrje të Strugës mbeten bomba të kurdisura ekologjike dhe rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Edhe pse një zgjidhje për këtë problem serioz është premtuar prej vitesh, ajo mbetet vetëm në letër dhe fjalë boshe. Aktivistët ekologjikë vazhdimisht alarmojnë për pasojat serioze. Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, edhe në mandatin e tij të mëparshëm premtoi se deponia do të mbyllet, ndërsa mbeturinat do të dërgohen në një vend tjetër. Por gjithçka që mbeti nga kjo ishin fjalët.

“Deponia është ende funksionale dhe aty depozitohen mbetje. Sipas disa të dhënave që disponojmë, depozitohen rreth 40.000 ton në vit. Në tre vitet e fundit, në të cilat nuk zgjidhet ky problem, janë depozituar rreth 120.000 ton mbeturina. Kjo do të thoshte se deponia çdo vit rritet për një kat në vit në ndërtim”, tha Gligorie Qatoski – aktiviste civil nga Struga.

Deponia e Ohrit, përveçse për qytetin, paraqet problem i madh edhe për fshatrat në rajonin e Prespës.

“Një shumëllojshmëri të mbeturinave të paselektuara digjen dhe shkaktojnë tym dhe grimca, të cilat vijnë në pjesën e Ohrit edhe pse Ohri është 700 metra lartësi mbidetare. Megjithatë, Bukova është më lartë dhe rrymat e erës gjithashtu mund të shkaktojnë ndotje në Ohër. Djegia e mbeturinave të paselektuara si nga një deponi shkakton një shumëllojshmëri të materieve kancerogjene”, u shpreh Sasho Toçkov – Qendra për shëndetin publik-Ohër.

Ohri për vite me radhë, veçanërisht gjatë muajve të verës, është mbytur në tymin dhe erën e keqe që përhapet nga deponia. Ky është një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Kohët e fundit, gjatë orëve të natës, nga një autor i panjohur është vënë zjarr në deponinë.

“N.P.”Komunaleci i Ohrit” informoi menjëherë SPB-Ohër për parashtrimin e kallëzimit për zjarrvënie nga një autor i panjohur. Me makineri speciale, pjesa e djegur e deponisë është mbuluar me sasi të mëdha dheu”, thanë nga Komuna e Ohrit.

Deponia duhet të sigurohet fizikisht, por edhe të rrethohet për të parandaluar hyrjen e njerëzve.

“Është mirë që të ketë edhe monitorim të vazhdueshëm me kamera termike, të cilat funksionojnë me dritë infra të kuqe dhe matin diferencën në temperaturë, e cila do të lejojë një përgjigje të shpejtë kur shfaqen shenjat e para të zjarrit dhe e gjithë kjo të kombinohet me instalimin e detektuesve të tymit”, theksoi Gjoko Zoroski-ekolog.

Zgjidhja e vetme e problemit është ndërtimi i deponisë rajonale, por tani për tani projekti është vetëm në letër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More