Deponitë e egra në Kumanovë shumë problem serioz

nga Xh M

Kumanovë, 11 korrik – Edhe përkundër aktiviteteve të përditshme të të punësuarve në NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, rreth pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave në qytet, megjithatë në qytetin e Kumanovës assesi të pengohet krijimi i deponive të egra. Aktualisht në Kumanovë supozohet të jenë rreth 5 deponi të egra që dëmtojnë ambientin jetësor. Dy ditë më parë vetëm nga deponia në lagjen “Pero Çiço” janë bartur madje 30 tonë mbeturina.

“Bëhet fjalë për rreth 30 tonë mbeturina nga qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët i hedhin mbeturinat gjithandej rreth kësaj deponie të egër. Edhe përkundër faktit se ndërmarrja jonë vazhdimisht i pastron deponitë e egra, qytetarët e pandërgjegjshëm me motokultivator të ndryshëm hedhin mbeturina të ndryshme duke krijuar kështu deponi të reja.”, – theksoi drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë, Nenad Stojanovski.

Lidhur me ndërgjegjësimin e qytetarëve, Stojanovski thotë se në aksionin për parandalimin e krijimit të deponive të egra duhet të kyçen edhe inspektoratet kompetente si dhe ato të MPB-së.

“Apeloj deri tek shërbimet e inspektorateve përkatëse dhe tek MPB-ja, që të ndërmarrin masa parandaluese duke penguar qytetarët e pandërgjegjshëm të hedhin mbeturina qysh gjatë transportimit të tyre me motokultivatorë dhe automjete tjera transportuese.”, – u shpreh drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë, Nenad Stojanovski.

Drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” thotë se problem serioz paraqet edhe hedhja e mbeturinave të llojit të mobileve të vjetra, pajisjeve elektronike e të ngjashme. Edhe përkundër faktit se kjo ndërmarrje ka caktuar pika të posaçme grumbullimi, qytetarët e pandërgjegjshëm i hedhin ku të arrijnë, duke krijuar gjithashtu deponi të reja të egra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More