Deponitë ilegale duhet të largohen sa më parë, qytetarët kanë nevojë për mjedis të pastër!

nga I.A

Shkup, 8 korrik –  Qytetarët e vendit krahas vështirësive tjera me të cilat përballen duhet të thithin edhe ajrin e ndotur e të shohin mbeturina të grumbulkluara vend e pa vend. E kjo krejt si pasojë e mos interesimit të institucioneve përgjegjëse vendi ngulfatet nga deponi të shumta ilegale. Fundjaven që lamë pas dy zëvendës kryeministrat, Arben Fetai, dhe Izet Mexhiti në cilësinë e ministrit e Mjedisit vizituan qytetarët e Komunës së Likovës, posaçërisht ato të Nikushtakut dhe Haraçines të cilët janë të prekur nga deponia që ndodhet mes dy fshatrave dhe nuk ka lëvizur me dekada të tëra, shkruan Zhurnal.

Arben Fetai dhe Izet Mexhiti nuk harrojnë qytetarët e Likovës –

Në kuadër të projektit për mbylljen e deponive ilegale dhe jo standarde në rajonin verilindor, ndër të tjera është parashikuar mbyllja e deponisë jo standarde në Nikushtskak tē Likovës dhe 5 deponi më të vogla, tha Izet Mexhiti, Zv.Kryeministri i parë i RMV-së, si dhe Ministër i Ambineit dhe Planifikimit Hapësinor, shoqëruar nga Zv.kryeministri, Arben Fetai dhe Riad Shaqiri, deputet, gjatë inspektimit tē deponisë nē Nikushtak.

“Projekti është në fazën e tenderit, vlerësimi ka filluar më 6.6.2024 dhe pritet të përfundojë dhe të nënshkruhet Marrëveshja deri në fund të gushtit 2024, pas së cilës do të fillojnë punimet në terren. Është planifikuar që një pjesë e vogël e deponisë të mbetet e hapur derisa të ndërtohet deponia rajonale dhe në fazën e dytë të projektit (në kuadër të IPA 3) e njëjta do të mbyllet plotësisht. Pas ndërtimit të deponisë rajonale në Sveti Nikollë, Likova do t’i transportojë mbeturinat në një stacion transferimi në Kumanovë, prej nga do të dërgohen në deponinë rajonale të Sveti Nikollës”, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministri i parë i RMV-së, dhe njëherit Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Desha të theksoj se kemi ardhur me ftesë të banorëve të kësaj ane këtu si nga ata të komunës së Likovës poashtu edhe ata të komunës së Haraçinës, të cilët për vite me rradhë preken nga ky problem. Ajo që vlen të theksohet se përveç rrezikimit të shëndetit publik, rrezikohet siguria në komunikacion, rrezikohen fëmijët, njerëzit nga qentë endacak, e natyrisht edhe impakti është i madh në tokat bujqësore”, deklaroi zv.kryeministri i RMV-së, Arben Fetai.

“Gati 25 vjet që është përfolur për ndotjen e ambientit që shkaktohet në këtë pjesë. Ne si koalicion VLEN gjatë kampanjës zgjedhore patëm premtuar se do të merremi seriozisht me këtë problematikë dhe ja sot prezenca e ZV/Kryeministrave të RMV-së, flasin për seriozitetin dhe angazhimin serioz që do ta kemi drejt dislokimit të kësaj deponie”, theksoi deputeti i VLEN nga Zona nr.2, Rijad Shaqiri.

Vlen të theksohet se deponia në Nikushtak dekada me radhë paraqet bombë ekologjike për banorët e fshatrave, Orllancë, Majancë, Nikushtak, Haraçinë e Grushinë, edhe përkundër faktit se shumë herë janë dhënë premtime për zgjidhjen e kësaj çështje.

Mjedisi, shëndetësia e arsimi janë po të së njëjtës rëndësi-

Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.

E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. E tani më e kemi edhe Parkun Kombëtar të rrethuar me deponi por që nuk po pastrohen sepse sipas ministres së Mjedisit qytetarët i mbushin sërish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More