Agjencia Zhurnal.mk

Deportimi i mësuesit ‘gylenist’ në Turqi, Tritan Shehu: Presidenca e OSBE-së filloi me ‘’Rrëmbim Personi’’

Tiranë, 3 janar – Ish- ministri i Jashtëm dhe ish- deputeti i PD Tritan Shehu ka komentuar deportimin e mësuesit të dyshuar si ‘gylenist’ Harun Çelik nga Shqipëria drejt Turqisë duke e cilësuar si “rrëmbim personi”. Kjo ngjarje përkon me të njëjtën datë që Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së dhe ish- deputeti i PD thotë se pikërisht Presidenca e OSBE- së filloi me rrëmbim personi.

Shehu shton se kjo ndodh prej kryeministrit Rama i cili standartet europiane, ligjet dhe konventat ndërkombëtare i ka deformuar në Shqipëri nën vasalitete, kundër rrugës perëndimore.

Më tej ai thotë se Prokuroria duhet të hetojë, ndërsa Presidenti dhe OSBE të involvohen për këtë ngjarje.

POSTIMI I PLOTË
Presidenca e OSBE-se filloi me «Rrembim Personi»!
Megjithe insistimet e opinionit nuk ka nje shtjellim zyrtar per cfare ndodhi ndaj nje qytetari turk me ate menyre skuthesh e pa vendim gjykate, kush e ideoi e kush e realizoi ate naten e 1 Janarit kur te gjithe pushonin, diten e pare te Presidences se OSBE.

Une nuk e di per cfare akuzohet ai mbas kryerjes se denimit, keto jane ceshtje qe i takojne drejtesise.
Mua me intereson se sa ne vendin tim respektohen standartet europiane, ligjet, konventat, sa ai eshte sovran ne zbatimin e tyre, qe jane tregues te demokracise e dinjitetit te cdo shteti, elemente qe Rama i ka deformuar e futur Shqiperine nen vasalitete, ndesh me rrugen tone Perendimore.

Keto pasqyrojne dhe nivelin e te drejtave e sigurise ndaj cdo shtetasi shqiptar perballe arbitraritetit, lidhen direkt me procesin tone drejt Brukselit.
«Rrembim Personi» eshte ne keto kushte deduksioni i asaj qe ndodhi mbi bazen se cfare mediat vendase e turke paraqiten, argumentimit te avokatit, nxitimit ekstrem nga policia a dikush tjeter, si dhe mbas belbezimeve te institucioneve!

Ne nje situate te tille te ngjashme me ate te Kosoves eshte i domosdoshem hetimi nga Prokuroria, kembengulja nga opinioni per trasparence, involvimi i Presidentit te Republikes, si dhe i institucioneve nderkombetare perfshi OSBE-ne.
Kembanat po bijen per te gjithe!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...