Depozitat e u rritën me 16% në 2024, kompanitë kishin rreth 190 milionë euro në banka

nga Xh M

Depozitat bankare dominuan strukturën e investimeve financiare të kompanive të sigurimit edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), depozitat bankare të shoqërive të sigurimit në fund të 2024 arritën vlerën e 18.7 miliardë lekëve, në rritje me më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë.

Depozitat në monedhën vendase dominojnë strukturën e depozitave të shoqërive të sigurimit, me 63.3% të totalit ose rreth 11.8 miliardë lekë. Depozitat në valutë arritën në 6.9 miliardë lekë dhe përbënin rreth 36.7% e vlerës totale të depozitave.

Në depozitat në valutë të huaj, peshën kryesore e zënë depozitat e investuara në Euro, të cilat zënë rreth 88.8% të depozitave totale në valutë dhe 32.6% të depozitave totale (lekë + valutë), pjesa tjetër e depozitave janë të investuara në dollarë amerikanë.

Kundrejt fundit të vitit 2023, depozitat në valutë kanë pësuar rënie në vlerë prej afërsisht 1%, kryesisht si rezultat i efektit negativ të kursit të këmbimit. Kjo ka bërë që shkalla e euroizimit të depozitave bankare të shoqërive të sigurimit të pësojë rënie të mëtejshme në 2024.

Për sa i takon investimeve të tjera të kompanive të sigurimit, ato dominohen nga obligacionet.

Në fund të vitit të kaluar, shoqëritë e sigurimit zotëronin obligacione në vlerën e 4.7 miliardë lekëve, në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse 75% e obligacioneve u takojnë shoqërive të sigurimit të jo-jetës, ndërsa rreth 25% atyre të jetës.

Gjithashtu, shoqëritë e tregut të sigurimeve kanë investuar dhe në obligacione në Euro, në vlerën 17.6 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Përveç obligacioneve të qeverisë shqiptare, disa kompani sigurimi kanë investuar edhe në obligacione në euro të shoqërive tregtare, kryesisht të emetuara nga bankat vendase.

Ndërkohë, Bonot e Thesarit në Lekë vazhdojnë të kenë një peshë shumë të vogël në portofolin e investimeve të kompanive të sigurimit. Në fund të 2024, ato kishin vlerën e 57 milionë lekëve, në rënie me pothuajse 45% krahasuar me një vit më parë.

Shoqëritë e sigurimeve raportojnë gjithashtu kuota në fonde investimesh në Lekë, në vlerën e 148 milionë lekëve. Vlera e investimit në kuota të fondeve ka ngelur afërsisht e njëjtë me një vit më parë. Investimet u takojnë kryesisht fondeve të administruara nga palë të lidhura me shoqëritë e sigurimit (shoqëri administruese të fondeve të investimit), siç është rasti i investimeve të shoqërisë Albsig në fondin e investimit Albsig Standard.

Në total, investimet financiare në fund të 2024 kishin një vlerë prej afërsisht 6.6 miliardë lekësh, vlera kjo sa 35% e fondeve të mbajtura në depozita bankare. / E.Shehu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More