Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Depozituesit e dëmtuar nga Banka “Eurostandard paralajmërojnë se këtë javë do të kenë takim me kryeministrin Zoran Zaev, të inicuar nga pres shërbimi qeveritar, ku presin mbështetje edhe nga partia në pushtet për propozim ligjin për dëmshpërblim.
Nga Shoqata informojnë se pas takimit të mbajtur gjatë protestës paqësore përfaqësuesve të partive politike relevante u është dorëzuar një propozim ligj për dëmshpërblim, i cili pastaj si version i përpunuar u është prezantuar në takimin e ri punues javën e kaluar ku kanë marrë pjesë Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE-së dhe Dimitar Apasiev nga e Majta, por nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të partisë në pushtet.
“Është shumë me rëndësi për ne që këtë javë, në propozim dhe nismë të shërbimeve të qeverisë, tashmë është dakorduar takim me kryeministrin, z. Zaevin, ku presim se do të komfirmohet mbështetja të cilën edhe kjo parti e dha paraprakisht, me çfarë do të konfirmohet disponimi pozitiv i të gjitha partive që të miratohet ky ligj i cili do ta korrigjojë padrejtësinë e cila u është shkaktuar depozituesve, persona fizikë dhe fizikë, dhe më e rëndësishmja për të gjithë qytetarët dhe shtetin, do të krijojë bazë që shteti t’i përdorë të gjitha mekanizmat që t’i zbulojë kriminelët në dhe rreth Bankës Eurostandard dhe t’i parandalojë dukuritë e këtilla në të ardhmen, me çfarë në të vërtetë do të konfirmohet sundimi i së drejtës dhe stabilitetit në sistemin bankar i cili këto ditë, nga ana e rojtarit të këtij sistemi, BPRM, përmes mediave vazhdimisht tregohet si e tillë”, theksojnë në kumtesë nga Shoqata.