Depresioni pas lindjes, Sara Gjordeni: Nuk e dija nga po më vinte mërzia

nga D. V.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, ka folur për herë të parë pas lindjen së vajzës dhe pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se shkak i kësaj shkëputje u bë periudha e pas lindjes ose ndryshe ‘post-partum’.

“Për shumë gjëra duke nisur që nga shëndeti shpirtëror, ngarkohemi, ardhja në jetë e një fëmije ta ngarkon edhe rutinën. Mu desh një shkëputje dhe besoj që më ka bërë shumë mirë. Njoha disa nga simptomat e post-partum. Unë i kam ndjerë këto simptoma 8 muaj pas lindjes dhe nuk e dija që ishin ato. Kisha lëkundje emocionale dhe isha e mërzitur. Pastaj nga informacionet e kuptova. U konsultova me mjeken dhe më tha të marr kohë për veten”, u shpreh ajo.

“Kisha një mërzi që nuk e dija se nga më erdhën. Më bezdisnin më shumë gjëra seç duhej. Shenja e parë ishte që nuk duroja dot shumë zhurma, kur mbivendoseshin gjërat”.

“Kam një partner shumë suportues që ka luajtur një rol shumë të madh, e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë me fat për të. U largova nga gjithçka”, tregoi mes tjerash Sara.

Sara është shprehur se partneri i saj, këngëtari Bardhi, me të cili ajo krijoj një romancë brenda shtëpisë së Big Brother, ka qenë një mbështetje e madhe për të kaluar të gjithë situatën.

“Nea ka ndihmuar shumë, është shumë klishe të flasësh për fëmijën por vetëm ideja që ke një palë sy që të shohin të mbush me shpresë dhe thua që unë duhet të jem shembull për të, të jep goxha forcë. Jam përpjekur ta shohë shumë pozitivisisht dhe si një proces transformues në prind”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More