Bota

Deputetët britanikë miratojnë karantinimin e ri kombëtar në Angli

Deputetët britanikë votuan në favor të karantinimit të ri kombëtar në Angli me 516 pro dhe 38 kundër, raporton Anadolu Agency (AA).

Bllokimi do të fillojë të enjten dhe do të zgjasë deri më 2 dhjetor, kur ai përfundon ligjërisht.

Masa qeveritare kaloi lehtësisht për shkak të mbështetjes nga partia kryesore e opozitës së, Partia Laburiste, por kryeministri britanik Boris Johnson u përball me një revoltë jo të vogël nga 38 kundërshtues që ishin deputetë Konservatorë që votuan kundër qeverisë së tyre.

Johnson tha se ai “nuk ishte i përgatitur të rrezikonte me jetën e britanikëve” dhe se pa një bllokim të ri do të kishte vdekje “në një shkallë të rëndë” dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) do të ishte me siguri “në telashe të jashtëzakonshme” muajin e ardhshëm.

“Sigurisht që nuk mund të them saktësisht se ku do të jetë epidemiologjia deri më 2 dhjetor, por ajo që mund të them është se masat kombëtare që shpresoj se parlamenti do t’i votojë sonte, janë të kufizuara në kohë”, tha Johnson në parlament.

“Nuk është se ne vendosim t’i stopojmë ato, ato ligjërisht skadojnë. Pra, çfarëdo që të bëjmë nga 2 dhjetori do të kërkojë një mandat të ri dhe një votë të re nga kjo Dhomë”, shtoi ai.

Lideri i Laburistëve, Sir Keir Starmer, tha se kufizimet e reja të bllokimit nuk janë “në asnjë mënyrë të dëshirueshme ose të përsosura, por tani janë të nevojshme, sepse qeveria humbi kontrollin mbi virusin”.

Disa Konservatorë të lartë folën kundër bllokimit të ri në parlament.

Ish-kryeministrja Theresa May, paraardhësja e Johnson, tha: “Humbëm vende pune, jetesa u shkatërrua, bizneset dështuan, sektorë të tërë u dëmtuan”.

“Qeveria duhet ta ketë bërë këtë analizë, këtë vlerësim: le të shohim dhe të bëjmë gjykimet tona”, tha ajo.

Ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore, Sir Iain Duncan Smith, tha se bllokimi “nuk është i nevojshëm tani”.

Ndërkohë, të dhënat e qeverisë të publikuara sot treguan se 25.177 njerëz të tjerë rezultuan pozitivë në COVID-19 në gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit, shifra e dytë më e lartë e regjistruar, duke e çuar totalin në 1.099.059.

Ndërkaq, 492 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme të viktimave në 47.742.

Postime të ngjashme

Boris Jonson vetëizolohet në shtëpi, zhvilloi takim me një zyrtar të infektuar me COVID

S.B.

Turqia dënon sulmin e Armenisë në Nakhchivan

admin

Mbretëresha Elizabetë shihet për herë të parë me maskë në publik

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...