Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Deputetët e ASH-AAA takojnë para Kuvendit personat pa shtetësi

Shkup, 27 mars – Deputetët nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjatë ditës së sotme kanë takuar para Kuvendit personat pa shtetësi në vendin tonë, transmeton Alsat. Ndryshe, disa javë pas bllokimit të Kuvendit për shkak të ligjit për shtetësi, partitë politike gjatë ditës së djeshme kanë paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të ulen për të gjetur zgjidhje. Opozita shqiptare është e bindur se një zgjidhje ekziston dhe janë të vendosur që të tërhiqen nga bllokimi sapo ajo të arrihet.

Si pasojë e bllokimi të propozim-Ligjit për shtetësi, opozita shqiptare ka bllokuar mbi 20 ligje me mbi 30 mijë amendamente duke përfshirë këtu masat ekonomike, propozim-Ligjin për kundërvajtje, propozimin për gjendje krize në jug të vendit, etj. Propozimi ASH-AAA-së për shtetësinë parashikon lehtësimin e procedurave për pajisjen me shtetësi të personave apatrit, të lindur dhe rritur në Maqedoni të Veriut dhe ish Jugosllavi.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...