Deputetët e opozitës e lëshojnë sallën, Xhaferi e ndërpreu seancën

Shkup, 14 shtator – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e ka ndërprerë seancën e 50-të para se të votohet rendi i ditës dhe të njëjtën e caktoi për nesër në ora 12:00.

 

Xhaferi e ndërpreu seancën, pasi paraprakisht deputetët e opozitës e lëshuan seancën, për shkak se nuk u vendos në rend dite propozimi i tyre për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se edhe përkundër kërkesave të tyre, Xhaferi e ka vazhduar seancën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se ministri i Shëndetësisë çdo herë ka qenë korrekt dhe nëse ai dorëhiqet, shumica do t’i kërkojnë falje.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se deputetët e opozitës “kanë vendosur me vetëdije të mos marrin pjesë në punën e tyre, për të cilën paguhen”.

Ndryshe, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani i ofruan dorëheqjet e tyre për shkak të tragjedisë me zjarrin në Tetovë.

Related posts

Mizrahi: Përgjegjësia morale ndihet, dhe këtë nuk e ka as Filipçe, as Zaev

N E

Zaev: Të drejtat e qytetarëve tanë garantohen me Kushtetutë pavarësisht grupeve etnike

D V

Vendi do t’i pranojë 780 afganë, pjesa më e madhe do të vendosen në periferi të Shkupit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com