Deputetët e VLEN-it në vizitë te kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi

nga D V

Shkup, 7 qershor – Deputetët e koalicionit VLEN sot kanë vizituar kryeparlamentarin e ri shqiptar, Afrim Gashin.

Ata i kanë uruar postin e ri duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Gjithashtu kanë biseduar edhe për agjendën parlamentare, që e pret Kuvendin e ri.

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre.

Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut.

Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More