Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan 397 amendamente për Propozim-buxhetin e vitit 2021

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor – Zhurnal.mk – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dorëzoi 397 amendamente në Projekt-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2021, të cilat sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski, u referohen problemeve dhe sfidave më të mëdha me të cilat ballafaqohet shtetit në periudhën e fundit.

“Domethënë, kemi dorëzuar amendamente në lidhje me krizën shëndetësore të shkaktuar nga Kovid 19, për të cilën ne jemi mbajtës rekord në statistikat e zeza dhe një shembull negativ, si në Evropë dhe më gjerë. Kemi dorëzuar amendamente për testet PCR falas për të gjithë qytetarët, si dhe masa shtesë dhe ndihmë për punonjësit e shëndetësisë, por edhe për punime ndërtimore për ndërtimin e ri dhe rinovimin e reparteve ekzistuese infektive nëpër spitalet në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu kemi dorëzuar amendmanete për të siguruar fonde për të ndihmuar sektorë të tjerë të prekur nga kjo krizë. Ne kërkojmë të sigurojmë fonde për blerjen e kompjuterëve për të gjithë nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm të cilët nuk mund të ndjekin mësimet, si dhe kompjuterë për të gjithë mësuesit dhe profesorët në shkollat ​​fillore dhe të mesme”, tha sot Stojanovski në Kuvend, ku nga dje në Komision për financimin dhe buxhetin është diskutuar për Projekt-buxhetin

Kanë parashtruar amendamente, siç shtoi ai, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përkatësisht ndryshimet që ne mendojmë se nëse pranohen do të japin rezultate të mëdha në zgjidhjen e problemit më të ndjeshëm dhe me dekada të gjatë në ditët e dimrit, dmth për të zvogëluar ndotjen e ajrit në Maqedoni.

Në propozim buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm janë parashtruar 528 amendamente, Krahas VMRO-DPMNE-së, amendamente kanë dorëzuar edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme

T E

VMRO-DPMNE dorëzoi nismë për interpenalcë ndaj zv/kryeministrit Dimitrov

E.E.

Kiçeec më 12 tetor duhet të shkoj në burg

E.E.

VMRO-DPMNE sot proteston para Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

E.E.

Për një muaj mbi 1.820 kontrolle dhe ekzaminime në ambulancën mobile të Klinikës së Pulmologjisë

E.E.

Spasovski: Aksioni në Haraçinë ishte i komplikuar, hetimi do të zgjerohet

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...