Maqedoni

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë vendimet e Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator, zhurnal.mk – Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë për konfirmimin e pesë vendimeve të presidentit Stevo Pendarovski, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së thonë se presidenti e ka keqpërdorur gjendjen e jashtëzakonshme për qëllime parazgjedhore, gjithashtu edhe e ka keqmenaxhuar situatën me pandeminë.

Deputeti Antonio Milloshoski, tha se ekzistojnë tre arsye pse deputetët opozitare nuk do të votojnë për vendimet e Pendarovskit.

“Nuk do të votojmë pasi vendimet u sollën për menaxhimin e krizës shëndetësore, ndërsa tani situata në këtë plan sipas tyre, është më e keqe, pasi qëllimi ishte që të tejkalohen pasojat ekonomike, ndërsa tani situata ekonomike është më e keqe dhe pasi që qeveria teknike e ka keqpërdorur situatën për të miratuar dekrete me fuqi ligjore, që nuk kanë qenë urgjent”, tha Milloshoski.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se nuk do të vendosen të gjitha pesë pikat sot në votim, por vetëm do të konfirmohet rendi i ditës.

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Maqedonia numëron 700 të vdekur nga coronavirusi, Filipçe s’ka as plan e as strategji

XH,I

Moti sot i vranët me temperatura deri më 11 gradë

Z H

VMRO-DPMNE-ja akuzon Qeverinë për veton bullgare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...