Agjencia Zhurnal.mk

Deputetët kërkojnë drejtësi për Masakrën e Dubravës

Prishtinë, 21 maj – Kuvendi i Kosovës seancën e sotme ia kushtoi masakrës së para 20 vjetësh në Burgun e Dubravës.

Seanca e cila nisi me një minutë heshtje, vazhdoi me kërkesat e deputetëve për drejtësi.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Mirjeta Kalludra shprehu solidaritetin më të thellë për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë masakër, njofton Klan Kosova.

“Gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur shumë akte barbare, vrasje, abuzime, dhunime, vrasje civile, e shumë masakra. Të gjitha këto janë pjesë e paharrueshme e Kosovës e sidomos Masakra e Dubravës që është simbol i veprës makabre të Serbisë”.

“Në mënyrë të organizuar serbët i kanë sjellë të burgosurit për t’i vrarë në mënyrë makabre. Askush nuk mund ta përshkruaj këtë ngjarje më mire se ata që i mbijetuan kësaj ngjarje. Thelbi i përkujtimit të sotëm është për të thënë të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për ato që kanë ndodhur, të mbijetuarit dhe ata që kanë plagë nga lufta”, deklaroi Kalludra.

Ndërsa, deputeti i Nismës Bilall Sherifi, deklaroi se kjo masakër është provë e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

“Është e vështirë të gjinden fjalë për të thënë më shumë se që u tha nga të mbijetuarit, kjo seancë vjen disa ditë pas miratimit të Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, një nga provat e kësaj Rezolute është Masakra e Dubravës”.

“Dëshmitarë të kësaj janë deputet e ish-deputet, që janë të gjallë në mesin tonë. Jemi vonuar dhe është vonë janë dy gjëra të ndryshme, për ndjekjen e krimeve nuk është bërë vonë. Tani është koha më e mirë sesa që mund të ketë qenë dje për të ndjekur ata që kanë kryer krime”.
Shefiri kërkoi që kjo Masakër e të tjera të mos harrohen e të përcjellën në librat e historisë.

“Masakra e Dubravës e të tjerat përmenden çdo ditë nuk mund të themi më shumë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet t’i përsërisim pos në seanca të Kuvendit, debate televizive e kudo që jemi, duhet të bëjmë dy veprime konkrete: Ti përcjellim këto ngjarje në librat e historisë dhe sa më shpejt të kaloj Kodi Penal që mund të gjykoj në mungesë, ku për të gjithë ata që ne i dimë t’u ngrihet aktakuzë dhe të gjykohen”.

Shefiri po ashtu tha se heshtja e deritanishme nuk na bën nder por mosveprimi tash e tutje do të na turpërojë edhe më shumë, si dhe luti kolegët e tij që të paktën në çështje të tilla të mos bëhen llogari politike.

Në masakrën në Burgun e Dubravës që ndodhi 20 vjet më parë janë vrarë 150 persona.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...