Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Deputetët kërkojnë të ndryshohet përbërja dhe kryesia e KSHZ-së

Shkup, 28 dhjetor – Zhurnal.mk – Deputetët e LSDM-së, BDI-së Besës dhe Aleancës, propozojnë të shpallet konkurs për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe pesë anëtarëve të rinjë të komisionit, sepse mandati i përbërjes së tanishme skadon për një muaj, e ky propozim është vendosur si pikë në rend dite për sot në seancën e 29 të Kuvendit, informon Zhurnal.

Propozimi është dorëzuar nga koordinuesit e grupeve qeveritare, LSDM dhe BDI, si dhe nga Kastriot Rexhepi nga Besa dhe Atnan Neziri nga ASH.

“Duke patur parasysh rregulloren me fuqi ligjore për çështjet lidhur me procesin zgjedhor, mandati i përbërjes aktuale të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje është para skadimit. Nga këto arsye, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të shpallë konkurs për kryetar të ri, nënkryetar të ri, dhe pesë anëtarë të Komisionit për çka propozojmë Kuvendi të sjellë këtë vendim”, shkruajnë deputetët në arsyetim.

Konkursi për zgjedhjen e përbërjes së re të KSHZ-së do të realizoheshte sipas rregullave në Kodin Zgjedhor, duke patur parasysh që deri tani nuk janë kryer ndryshiem dhe nuk është sjellë një i ri. Së fundmi në Ministrinë e Drejtësisë u formua grupë punuese e cila duhet të punojë në ndryshimet e kodit zgjedhor.

Për anëtarë të KSHZ-së nevojitet dy të tretat e shumicës në Parlament.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...