Maqedoni

Deputetët miratojnë vendimin për përbërjen e trupave punues të Parlamentit

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator, zhurnal.mk – Me 98 vota “për” deputetët e miratuan propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, zv.kryetarëve, dhe anëtarëve të komisioneve të Kuvendit.

Pas më shumë se një muaj pauzë, Kuvendi përfundimisht bëhet me trupa punues, me çka krijohen kushtet për shqyrtimin e zgjidhjeve ligjore.

LSDM dhe VMRO-DPMNE do të udhëheqin me nga tetë komisione, BDI me tre, ndërsa Lëvizja Besa dhe koalcioni ASH-AA, me nga një komision parlamentar.

Pas votimit të këtij propozim-vendimi, kryetari i Kuvendit dha pauzë një orë, ndërsa më pas do të vazhdojë diskutimi për pikën e dytë të rendit të ditës, që është verifikimi i mandatit të deputetit, i cili vjen në vend të Jagoda Shahpaskas.

Postime të ngjashme

Taravari: Jemi kampion në numrin e të vdekurve për një milion banorë

T E

Stevanoviq: Në dimër do të jetë më e vështirë ta ulim rrezikun e infektimit me Kovid-19, nëse nuk u përmbahemi masave

XH,I

Propozim-vendimi për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit sot në seancë plenare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...