Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Deputetët mjekë të veshin mantelet e bardhë për t’iu dalë në ndihmë pacientëve me Covid-19

Shkup, 25 nëntor, zhurnal.mk – Në kushtet kur po përballemi me krizën më të madhe botërore të shëndetit çdo ndihmë e secilit person në lëminë e mjekësisë do të ishte e mirëserardhur dhe shumë e dobishme në luftën kundër Covid-19. Në rajon, përkatësisht në Greqi njëzet e një deputetë, mjekë në profesion, dolën vullnetarë për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara gjatë valës së dytë të pandemisë së koronavirusit. Në përbërjen e tanishme parlamentare në Maqedoninë e Veriut kemi afro 20 deputet që janë mjekë me profesion, e që ndihma e tyre do të ishte jashtëzakonisht e mirëpritur për personelin mjekësorë, por deri më tani asnjë nga ata nuk është kyçur në spitale në kohë kur janë të lirë nga Parlamenti, gjegjësisht kur nuk ka seanca parlamentare.

Berat Azizi analist, thotë se deputetët të cilët janë me profesion mjekë duhet të kyçen sa më parë në spitalet covid për tju ndihmuar pacientëve.

“Unë mendojë se të gjithë në një farë mënyre duhet të kyçemi në luftën kundër Covid-19, sepse është një betejë të cilën duhet ta fitojmë të gjithë së bashku. Kuptohet se në vijën e parë janë personeli mjekësor duke filluar nga mjeket e deri te roja apo shoferi i ndihmës se shpejte. Vlerësoj se deputetet te cilet jane me profesion mjek duhet sa më parë të veshin mantelat e bardhë dhe të futen në repartet e spitaleve infektive. Nuk është e thënë që deputet të jenë vetëm në parlament sidomos këta me profesion mjek por ata duhet të angazhohen në spitale sidomos tani në kohe pandemie”, ka deklaruar Azizi duke shtuar se deputetët mjekë më mirë do të mbronin interesat e popullatës në spitale se sa në foltore dhe nese e bejnë këtë ata do të dëshmonin se janë zgjedhur nga qytetaret dhe mbrojne interesat e tyre.

“Për mendimin tim mjekët deputet duhet të shkeputen nga kuvendi për sa kohë zgjatë gjendja e rënde dhe të fokusohen në shendetin e qytetarëve. Ligjet dhe reformat presin ndërsa shëndeti i njerzve nuk pret dhe kjo duhet të jetë prioritet i deputetëve. Në anën tjetër të angazhosh studentet e mjekesisë dhe deputetët të rine nuk është e hijshme për faktin se ata jane ende në proces të studimeve dhe kanë nevoje për mbështetjen e mjekëve profesionist në këtë rast të deputetëve mjek që duhet të bëjnë vetë kërkesë dhe të shkojnë në repartet e infektives. Do të ishte një sinjal shumë i qartë dhe mjaftë domethënës për qytetaret të cilët do të kishin një shpresë më shumë nëse këta deputetë veshin mantelat e bardha. Beteja e kovid 19 nuk kërkon debate dhe vendime por punë në spitale dhe në terren për të bindur njerëzit qe të respektojnë masat”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal në ueb faqen e Kuvendit hulumtoi se cilët deputetë me profesion janë mjekë. Siç thamë në këtë përbërje janë afro 20 të tillë nga më shumë parti, edhe atë Ziadin Sela, Belkisa Zeqiri, Emilija Rambabova, Nenad Kociq, Sonja Mihaillovska, Artina Qazimi, Menduh Thaçi, Hysni Ismaili, Jadranka Pockova, Kiril Pecakov, Olga Lozanovska, Petar Risteski dhe të tjerë.

Deputeti Hysni Ismaili për Zhurnal thotë se është mirë që deputetët mjekë në kohën e lirë të kyçen në luftën kundër Covid-19. Ai tha se edhe pse vetë është mjek internist, por gati 13 vite nuk ka punuar në mjekësi dhe nuk është shumë afër problematikës së mjekësisë së sotme.

“Kjo është krejtësisht me vend. Për mua, unë jam 13 vjet jashtë mjekësisë. Unë kam punuar si mjek, por 13 vite tanimë skam punuar, kam punuar si profesor, dhe aq shumë nuk jam afër problematikës së mjekësisë së sotme. Edhe pse unë jam internist, kjo kërkon më shumë kyçje të infektologëve. Por ato mjekë që janë deputetë dhe sapo kanë ardhur prej mjekësisë, si deputetë në kohën e lirë mirë do të ishte që të inkuadrohen në një hapsirë kohore. Jam përkrahës i kësaj ideje për ato që janë më afër mjekësisë, dikush që është deputet mund të ketë dhe ambulancë dhe ato mund të ndihmojnë”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti i AAA, Hysni Ismaili që me profesion është mjek internist.

Deri më tani në vend, nga funksionarët publik që me profesion janë mjekë, i vetmi që është kyçur në Spitalet Kovid është kryetari aktual i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski. Ai është kryetari i vetëm në vend të cilit dita e punës i fillon me mantel të bardhë.

Andaj do të ishte një ndihmë e madhe për personelin mjeksorë sidomos nga deputetët mjekë por edhe nga funksionarët tjerë publik që të kyçen në spitalet kovid dhe gjatë kësaj kohe pandemie t’i heqin kollaret dhe të veshin mantelat e bardhë dhe të vendosen në shërbim të popullit, gjegjësisht të pacientëve sepse në fakt ata janë të zgjedhurit e tyre dhe në shërbim të tyre.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...