Shkup, 25 prill – Deputetët gjatë ditës së djeshme kishin mundësinë të parashtrojnë pyetje ministrave dhe kryeministrit. Shumicës së pyetje iu përgjigj kryeministri, i cili më shumë duke i pyetur deputetët e opozitës i fajësoi se ata janë fajtorët kryesore që Maqedonia e Veriut është në këtë gjendje.
Ligji për përfaqësim të drejtë do të sillet në Kuvend
Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues”, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk po mbahet llogari për përkatësinë etnike.
Deputeti Blerim Bexheti pyeti kryeministrin seçfarë po ndodh me “balancuesin” ose thënë ndryshe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në administratë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se garanton se do të ketë Ligj për përfaqësim të drejtë dhe se të njëjtin do ta mbrojë personalisht ai.
Mickoski tha se ketë ligj personalisht do ta publikojë këtu në parlament dhe do ta mbroj ai në cilësinë e kryeminsitrit, sepse dëshiron që ai ligj të jetë kushtetues dhe të garantojë përfaqësim të vërtetë të drejtë të të gjitha bashkësive etnike.
Mickoski gjithashtu tha se garanton se ky vend do të jetë atdheu i shqiptarëve, maqedonasve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithëve në mënyrë të barabartë.
Deputeti Bexheti insistoi në përgjigje më të saktë duke thënë se nuk kanë asnjë informacion, as si deputetë, as si Kuvend, por as si publik deri ku është situata me këtë ligj, nëse është formuar grup pune, kur do të miratohet e kështu me radhë.
Partitë shqiptare në qeveri kanë njoftuar edhe më herët se po punohet për formimin e një ligji të ri që do jetë më i mirë se “Balancuesi” i kaluar.
Për rastin “Koçani” – Mickoski: Nëse ka nevojë edhe mua le të më arrestojnë
Pyetje e nxehtë në Kuvend ishte edhe çështja e Koçanit, kur në foltore kërkoi përgjigje deputeti Mitko Trajçulevski.
Kryeministri Mickoski përsëriti se hetimin për tragjedinë në Koçan e udhëheq prokuroria, e jo qeveria. “Vendos prokuroria se kush do të përfshihet në hetim dhe theksoi se për momentin janë përfshirë 68 persona, mes tyre funksionarë aktualë. Kjo tregon se pushteti nuk kursen askend, gjë që në kohën e LSDM-së ishte një mision i pamundur”.
“Nëse prokurori vendos që duhet të arrestohem unë, le të më arrestojnë. Për shtatë vjet na keni burgosur, na keni arrestuar dhe deri më sot VMRO-DPMNE është nën ndjekje nga prokurorët e përzgjedhur në kohën kur LSDM i zgjidhte ata. E kemi përballuar edhe burgu është për burrat, ndërsa në rastin tonë edhe për gra. Deri tani, në hetim janë përfshirë 68 persona nga prokurori publik, prokuroria dhe të gjithë që janë të ngarkuar me këtë. Për dallim nga spitali modular, Llaskarca, Besa Transi ku vdiqën 75 qytetarë tanë, atëherë pati zero të përfshirë. Këtu kemi 68 persona, a do të jenë 168, do ta thotë prokuroria, jo unë, jo ministri i Brendshëm – por prokuroria bashkë me gjykatën vendos“, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se nuk duhet të ketë dyshim nëse prokurori thotë që duhet të arrestohen funksionarë të lartë të kësaj qeverie, kjo do të ndodhë.
Trençevska kërkon dorëheqje për skandalet e Taravarit në shëndetësi
Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, nga foltorja e Kuvendit, në seancën e pyetjeve parlamentare, i bëri pyetje ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, lidhur me skandalet e shumta në shëndetësi dhe në sistemin shëndetësor, që është shembull i kaosit, pasigurisë dhe vuajtjes për pacientët.
Duke shtruar pyetjen, Trençevska i ka theksuar Taravarit se për të janë më të rëndësishme interesat e biznesit sesa investimet reale në interes të qytetarëve.
Trençevska e pyeti Taravarin: A e dini se çfarë po ndodh me shëndetin e tij apo, në këtë periudhë, janë më të rëndësishme për të kalkulimet për zgjedhjet lokale dhe zgjidhja e çështjeve gjoja të hapura për himnin dhe stemën, dhe vetëm atëherë fokusimi në problemet si ekonomia, pagat, shëndetësia. Por a ndihet ai përgjegjës për kalvarin që kalojnë pacientët për shkak të sistemit jofunksional të shëndetësisë dhe a do të jepni dorëheqjen për të gjitha skandalet në shëndetësi?
Trençevska theksoi se në këtë mënyrë Taravari po luan bixhoz me jetën e pacientëve onkologjikë dhe se shëndeti i tyre varet nga çdo dozë, çdo ditë…
Për më tepër, pacientët po vdesin për shkak të mungesës së dhomave dhe mjeteve mjekësore. Rasti i Kardiokirurgjisë, për të cilin Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar konfirmoi se kishte mangësi. Pacientët po vdesin për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor. Më lejoni t’ju kujtoj se vitin e kaluar, statistikat në vetëm gjashtë muaj regjistroi 19 foshnja të vdekura dhe një vajzë pesëvjeçare. Këto nuk janë vetëm shifra apo statistika, këto janë tragjedi, mbi të gjitha jetët e palindura të fëmijëve. “Kontrollet inspektuese dhe gjobat tani janë të vonuara, nuk do ta kthejnë jetën e humbur njerëzore”, tha Trençevska.