Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Deputetëve iu duhen llaptopët, por shteti t’iu ndihmojë edhe nxënësve, studentëve, mësuesve…

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 23 tetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore përfundoi një marrëveshje për prokurimin e njëqind laptopëve për nevojat e deputetëve. Ky lajm në kohë të pandemisë ka shkaktuar polemika të shumta, nëse duhet ose jo të ndërmerrej një vendim i tillë, por në kohën kur bota po digjitalizohet, nevoja për blerjen e laptopëve dhe kompjuterëve në të ardhmen do të rritet dhe do të bëhet e pashmangshme. Të vetmin qëndrim që duhet ta ndërmarrë qeveria në të ardhmen, është që të gjejë mënyra se si t’iu ndihmojë edhe qytetarëve, e në veçanti nxënësve dhe stundentëve që sa më shumë të digjitalizohen.

Kuvendi do t’iu blejë lap topë të gjithë deputetëve

Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi nënshkroi një marrëveshje mbi furnizimin e laptopëve për deputetët. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundoi një marrëveshje për prokurimin e njëqind laptopëve. Bëhet fjalë për modelin HP EliteBook 735 G6 Notebook PC, dhe sipas blerjes, një laptop kushton 56,445 denarë ose 917 euro, pa TVSH.

Marrëveshja u përfundua me kompaninë e IT “Neocom”. Ajo është e detyruar të dorëzojë laptopët brenda 60 ditëve, të cilat duhet të rregullohen menjëherë për punë dhe të ketë një dokument me udhëzime për përdorim në secilin prej tyre në desktop.

Parlamenti merr 100 kompjuterat në një periudhë krize Kovid 19, kur qeveria dhe opozita po grinden nëse parlamenti duhet të punojë në internet on-line, pasi tre deputetë ishin pozitivë në covid-19 këtë vjeshtë. Shumica qeverisëse në Kuvend ka 62 deputetë nga LSDM, BDI, Besa,PDSH dhe partnerët e koalicionit, dhe opozita 58 deputetë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni dhe Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativës.

Nxënësit dhe mësuesit nuk kanë lap topë për të mësuar!

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm tashmë kanë nisur të marrin fjalëkalimet për tu kyçur në Platformën kombëtare për mësim nga distanca. Kujdestarët e klasave që kanë për detyrë shpërndarjen e tyre thonë se po përballen me vështirësi të ndryshme sepse një numër i madh i nxënësve akoma nuk kanë pajisje për të punuar me platformën në fjalë.

Shumica e nxënësve, mjet për komunikim kanë telefonat dhe shumë pak, një numër i vogël i nxënësve janë të pajisur më laptop ose kompjuter. Sugjerimet dhe udhëzimet sipas Ministrisë së Arsimit është që më tepër kërkohet që nxënësit të posedojnë laptop dhe kompjuter. Mësuesit kanë pasur trajnim tre ditë, për tre ditë nuk kanë pasur mundësi që t[i njohim të gjitha aplikacionet që i përmban platforma.

Shumë nga mësimdhënësit vet nuk kanë lap top ose kompjuterë, prandaj nuk dinë se si t’i detyrojnë nxënësit që të blejnë këto pajisje.

Mësimdhënësit thonë se me më shumë vështirësi do të përballen nxënësit e klasës së gjashtë të arsimit fillor dhe ato të viteve të para në shkollë të mesme për shkak të pamundësisë që me prani fizike të njihen mësuesit dhe kushtet e reja për mësim.

Kompanitë milionëshe të ndihmojnë nevojtarët

Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi.

Për t’ua mundësuar ndjekjen e mësimit online një numri të madh të këtyre nxënësve, një ekip i dedikuar i kompanisë Ecolog e projektoi këtë donacion brenda dy javësh. Për realizimin e këtij projekti Ecolog International e çmon dhe i falënderon institucionet shtetërore për kontributin e tyre duke siguruar evidencën e nxënësve që u mungojnë këto pajisje në të gjitha komunat e vendit. Në bazë të këtij informacioni u vendos që projekti të dizajnohet në mënyrë që t’i mbulojë rastet nga familjet më të rënduara sociale, duke filluar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Kërçova, Ohri, Struga, Dibra, Prilepi, Kumanova, Velesi, Strumica, Gjevgjelia, Krusheva, e duke u shtrirë edhe në zonat rurale.

Por, një veprim të tillë nuk e ndoqën kompanitë multi milionëshe në Maqedoninë e Veriut. Fatkeqësisht edhe pse shumë kompani fituan milionë euro në kohën kur të gjithë po dështonin, asnjë prej tyre nuk u përpoq që të ndajë ndonjë ndihmë për nxënësit. Kompanitë e celularëve, të rryëmës elektrike, të kompjuterëve, mësimeve online, kompanive të naftës, bankat, kompanive të sigurimit etj., kanë më shumë mundësi se herave të tjera që të tregojnë dhe dëshmojnë se nuk janë veç sa për të thithur nga paratë e qytetarëve, por edhe për t’iu ndihmuar atyre kur janë në kohë të vështirë.

Të sigurohen laptopë edhe për nxënësit dhe studentët

Edhe pse duket luks, por veprimi për të blerë lap top për deputetët nuk është një luks i shtuar, sepse nevoja është e dukshme dhe e patjetërsueshme. Kuvendi sipas të gjitha gjasave do të duhet të punojë online në të ardhmen, prandaj lap topët, të cilët do të duhet të kenë edhe sigurinë e lartë për shkak të dokumenteve të besueshme, janë domosdoshmëri. Tek e fundit, këta lap top kur të përfundojë mandati, deputetët nuk do t’i lënë sërish në Kuvend dhe kjo do të mbetet një praktikë edhe për deputetët e ardhshëm.

Veprimin e ardhshëm që duhet ta bëjë qeveria është që të gjejë forma që të ndihmojë edhe qytetarët tjerë që kanë nevojë për këto pajisje, por që nuk kanë mundësi për t’i blerë. Këtu kryesisht bëjnë pjesë nxënësit, studentët por edhe vet mësuesit të cilët me pagat e tyre nuk kanë mundësi që të blejnë pajisje të tilla, të domosdoshme për punë.

Nëse qeveria e Gruevskit përpara pat filluar një projekt për t’iu blerë tabletë të gjithë nxënësve dhe për të digjitalizuar shkollimin në kohë kur s’kishte as pandemi, dhe asnjë lloj rreziku, tani kjo qeveri kur ka më shumë nevojë se kurdoherë duhet të gjejë forma që të ndihmojë qytetarët. Ky veprim sigurisht se në asnjë formë nuk do të quhej populist, por ndihmë emergjente për krizën në të cilën ndodhemi.

Postime të ngjashme

Filipçe: Sot do të mësojmë cilët deputet shkojnë në izolim, Kuvendi të punojë online

T E

Editorial: Qyteti i Shkupit po bën shumë pak për kulturën shqiptare!

Z H

Policia parandaloi hyrjen ilegale të 252 emigrantëve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...