Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Deputeti Avdyli pyet: Ku janë strukur Mustafa, Veliu dhe Hoti?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në një postim në rrjetin social Facebook pyet pse LDK ka kryeministër, por ende s’ka kandidat në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Avdyli në një postim në rrjetin social Facebook pyet se ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti.

Lexoni të plotë postimin:

Pse LDK ka kryeministër e s’ka kandidat për Kryeministër?

Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti?

Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siç i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve, e dhurime postesh deri te posti i Presidentit.

Isa Mustafa ka shëndet ta udhëheq LDK-në, t’i udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por s’ka shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dërgoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyert e zyrave të LDK-së veç për tu bërë ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o s’bëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po donë të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të radhës me ia mbledh votat, e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qefeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshihni. Po Dulla jonë ku është?  Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot s’ka guxim që “mirëqeverisjen” e tij tua prezantoi qytetarëve. Ish kolegë të mi partiak nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se spo ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...