Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Deputeti grek: Greqia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim sot deputetin grek, Andreas Patsis, njëherësh edhe anëtar i Partive Popullore Evropiane (EPP), me të cilin biseduan për disa tema aktuale në vend, njofton Insajderi.

Derisa u fol për zhvillimet politike, menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, planin për rimëkëmbje ekonomike, procesin e dialogut final ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për këtë të fundit Hoti tha se duhet të përfundojë me njohje reciproke, si dhe aspiratat e qarta të Kosovës për integrime në struktura euroatlantike.

Deputeti grek Patsis, falënderoi kreun e ekzekutivit kosovar për pritjen dhe theksoi se Greqia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës, duke i mbështetur në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.

Kryeministri vlerësoi lart marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën ekonomike.

“Roli mbështetës i Greqisë në rrugëtimin politik të vendit tonë, kryesisht në procesin e integrimit në struktura euroatlantike, si dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona është tepër i rëndësishëm”, tha Hoti.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...