Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Deputeti i AAK-së sërish publikon dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla po vazhdon të publikojë dokumente që faktojnë krimet serbe në Kosovë.

Edhe sot ai ka postuar disa dokumente në faqen e tij në Facebook, ku edhe ka thënë se “81 motra e vëllezër tonë, që pasi u ekzekutuan, u mohuan nga varrimi dinjitoz dhe u shëtitën nëpër vendvarrime të ndryshme”.

Postimi i plotë:

Kur krimi fshehet, z. Vuqiç!

Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pas mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të Vushtrrisë.

81 motra e vëllezër tonë, që pasi u ekzekutuan, u mohuan nga varrimi dinjitoz dhe u shëtitën nëpër vendvarrime të ndryshme.

Pse ndodhi kjo bartje? Pse të lëvizen mbetjet mortore nga një vend në tjetrin? Çfarë fsheh Serbia? Pse ishin kaç mizorë me të gjallët por edhe me të vdekurit tonë? Janë shumë “pse” – ja?
Për shkak të pamjeve të tmerrshme, jam i detyruar që të mos publikoj të gjitha faqet e dokumenteve. Sot, po ndaj me ju, disa nga dokumentet që në fakt janë “raporte të vëzhgimit tekniko-kriminalistik të vendit të ngjarjes”, të kryera nga organet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pak para largimit të tyre nga Kosova. /Lajmi.net/ 

Postime të ngjashme

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

Arben Vita thërret konferencë “urgjente”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...