Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Deputeti i BDI-së Kadria i painformuar rreth interpelancës të Mexhitit!

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Tanimë disa ditë në opinionin vendorë po përflitet se deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti po përgatit interpelancë për shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit. Javë më parë rreth kësaj çështje shkruajti edhe Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Lidhur me interpelancën në fjalë deputeti Izet Mexhiti as nuk i pohon e as nuk i mohon zërat se në Kuvend do të ngre interpelancë për dy ministrat e partisë së tij, zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi si dhe Ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.

“Tash as nuk e pohoj e as nuk e mohoj këtë gjë. Deri në mbarimin e 100 ditëshit të Qeverisë nuk do të prononcohem. Do të flas pas 100 ditëshit”, tha Izet Mexhiti.

Por ajo që ka habitur sot është deklarata e deputetit të BDI-së Barjam Kadria i cili në një prononcim për news33 i ka quajtur spekulime informacionet se Izet Mexhiti po përgatitë interpelancë kundër Grubit dhe Osmanit.

Kadria refuzoi megjithatë të tregojë nëse do e votoj mocionin.

Është e çuditshme sepse protagonisti i cili po përflitet që do të dorëzon interpelancë Izet Mexhti dje këtë lajm nuk e mohoj dhe nuk e quajti spekulim, ndërsa Kadriu shprehet krejtësisht ndryshe. Ndoshta nga këto qëndrime të deputetëve të BDI-së shihet se të njejtin nuk kanë komunikim mes vete si grup parlamentar, gjegjësisht që për momentin nuk mbizotëron një harmoni e këndshme brenda Bashkimit Demorkatik për Integrim. Kadriu si duket ende nuk e ka eksperiencën e duhur për të dhënë deklarata serioze në cilësinë e deputetit.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...