Kosovë

Deputeti i LDK-së: Nëse AAK vendos të largohet, nuk është fundi i botës

Zhurnal Ads

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka komentuar zhvillimet politike me partnerin e tyre të koalicionit, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Rexhepi ka deklaruar se nuk është fundi i botës nëse AAK largohet nga koalicioni, dhe sipas tij nëse kjo ndodhë, do duhej konsensus për një Qeveri e cila do të çonte përpara proceset e mbetura, njofton Klan Kosova.

”Nëse AAK, e ka  vendos të largohet, nuk është fundi i botës. Largohet AAK, se si bëhet koalicioni e shohim në momentin kur krijohen rrethana të reja”.

Kush i konvenon LDK-së ta ketë partner, VV apo PDK?

”LDK-së më së miri i konvenon t’i fitojë votat vetë, por s’po mundet të fitojë ashtu asnjë parti vetë”.

”Nëse AAK vendos me dalë, duhet ta gjejmë një konsensus më të gjerë”.

”Kush e do Kosovën le ta mendojë më të mirën. E kem për borxh që brenda një viti, që nëse AAK del nga koalicioni, të kemi një Qeveri për t’i përmbyllur proceset e mbetura”.

Postime të ngjashme

Gjendja e rëndë në Klinikën Infektive, shqetësuese numri i madh stafit të infektuar

admin

Mustafa tregon çka bisedoi me Haradinajn: Nuk mund të thuhet se njëri partner e shpëtoi e tjetri e shiti Ujmanin

admin

Operacion i madh policor në Karaçevë, rrënohen 12 objekte të kazinove ilegale

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...