Një deputet në Indi i ka dërguar bashkëshortes paralajmërim për divorc, pasi ajo e ndërroi partinë politike.
Saumitra Khan, deputet i partisë BJP të klryeministrit Narendra Modi, i ka dërguar paralajmërim për divorc bashkëshortes Sujata Mondal Khan, një ditë pasi ajo iu bashkua partisë Trinamool Congress Party (TMC), raporton BBC.
Çifti nga Bengali Perëndimor ka arritur në pikën më të ulët. Bengali Perëndimor është duke u përgatitur për zgjedhjet kyçe në asamblenë komunale, ndërsa gara kryesore do të jetë mes partive BJP e TMC.
Mondala në fillim të javës, në një konferencë për media, njoftoi për vendimin për t’u larguar nga partia BJP-ja, duke përmendur disa arsye. Ajo tha se ka vendosur t’i bashkohet partisë TMC.
Disa orë më vonë, bashkëshorti i saj Khan, tha se lidhja e tij 10-vjeçare me bashkëshorten është duke shkuar nga fundi.
Ai i kërkoi bashkëshortes që të mos e përdorë mbiemrin e tij.