Shkup, 5 mars – Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi sot i shoqëruar nga kryetari i bashkësisë lokale të f. Llokë z. Ismet Bajrami ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Temë diskutimi ishte ndërtimi i urës që lidh fshatin Llokë me lagjen Gjorçe Petrov, një problem i kahershëm jo vetëm për banorët e Llokës, por edhe për të gjithë banorët e vendbanimeve tjera që gravitojnë në këtë zonë.
E falenderoj z. Blerim Bexhetin për mikpritjen dhe gatishmërinë që të ndihmojë këtë iniciativë. Pas takimit me kryetarin e Sarajit, z.Bexheti, do të vijojnë takime me kryetarin e komunës Gjorçe Petrov, z. Aleksandar Naumovaki dhe të qytetit të Shkupit z. Petre Shilegov, është shprehur kështu deputeti Rexhepi.
Takimet kanë për qëllim mbështetjen më të gjërë institucionale për iniciativën për ndërtimin e urës të f. Llokë, problematikë të cilën e kam ngritur edhe në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ju drejtuar edhe Kryeministrit nga i cili mora mbështetje për procedurat e realizimit të këtij projekti.
Urat shërbejnë për ti afruar njerëzit, për komunikim më të mirë dhe qarkullim më të lehtë dhe besoj që me vullnet të mirë politik dhe institucional ne mund të arrijmë të realizojmë këtë projekt.