Deputetja Bajrami: Me këtë qeveri çmimi i bukës është rritur për 50 për qind

nga D V

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, duke i reaguar ministrit Hekuran Murati ka thënë se si qeveri janë duke bërë propagandë. Sipas saj çmimi i bukës është rritur për 50 për qind, raporton Ekonomia Online.

“A e din ku ke ngel, te ura e Badocit 34 metra, kush është duke të penguar, cila Gjykatë Kushtetuese.. Inflacionin e kësaj qeverie po e shet si lufta kundër kontrabandës. A e dini që asnjëherë as t’i as kryeministri nuk e përmendet ngritjen e çmimeve, 22 për qind ju kanë rrit çmimet qytetarëve në mesatare, po çmimi i bukës është rrit 50 për qind. A e din që ke ardhur në pushtet duke premtuar se do t’i lironi faturat e energjisë elektrike. Keni dështuar, nuk mundesh sot me shit propagandë. Për secilin argument që e thua 24 orë që don në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj”, ka thënë ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More