Shkup, 28 shtatior – Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike e lëre më tani në kushte të pandemisë.
“Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike e lërë më tani në kushte të pandemisë. Jam e shqetësuar për këtë fakt dhe mendoj që do të duhet të konsolidohen të gjitha mundësitë për të arritur deri tek do tregues pak më të mirë ekonomik në të ardhmen”, tha Ilire Dauti nga Aleanca për Shqipëtarët në emisionin Click Plus në TV21.
“Unë kam pritur që të paktën këto ditë Qeveria të reflektojë, e kam dëgjuar me shumë vëmendje press konferencën e kryeministrit dhe kam menduar që në Pakon e katërt të parashihen edhe kategoritë më të ndjeshme pasiqë kemi mbi 40 mijë nxënës të cilët ende nuk kanë kushte për të filluar mësimin në kohë pandemie”, është shprehur mes tjerave deputetja Dauti.