Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Deputetja e AAK-së thotë se 16 trupa janë gjetur pas gërmimeve në Rashkë

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka bërë të ditur se pas gërmimeve në afërsi të Rashkës në Serbi janë gjetur 16 trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Haxhiu, në interpelancën e sotme të kryeministrit Avdullah Hoti për të pagjeturit, tha se edhe pas 20 vitesh në Serbi po hapen varreza masive me trupa të shqiptare, ndërsa ata që luftuan për çlirim po gjykohen në Hagë.

“Jemi dëshmitarë që u hap një varrezë masive në Serbi, sa kam informata aty janë nxjerrë 16 të pagjetur shqiptarë, të trupave shqiptarë të masakruar e vrarë në luftën e fundit. Pas 20 vitesh u hap një prej varrezave masive që ndodhen në Serbi, ndërsa në Hagë po gjykohen ata që bënë të pamundurën për të mbrojtur tokën e njerëzit e vet. Për të mbrojtur edhe këta 16 shqiptarë si shumë e shumë të tjerë që nuk janë të gjetur”, tha ajo.

Duke folur për rezolutën që e ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj seance plenare, deputetja e AAK-së tha se ajo nuk dallon nga rezolutat e tjera.

“E shikova rezolutën nuk është se ka diçka më shumë se rezolutat e tjera. Në fund të fundit duke ditur që rezolutat nuk janë obliguese këtë e kam thënë me dhjetëra herë, që nuk janë obliguese për qeverinë, ngase pikërisht çështja e të pagjeturve ka qenë tema që mua më shumë më ka shqetësuar se pse rezolutat nuk janë obliguese për qeverinë. Për këtë pse Kuvendi nxjerr një rezolutë atëherë përderisa është institucioni që monitoron qeverinë”, u shpreh ajo.

Ditë më parë edhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Kosova thanë se janë gjetur eshtra njerëzish në një minierë të hapur pranë qytetit serb të Rashkës. 

Postime të ngjashme

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...