Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu kërkon emër të ri për President

Prishtinë, 3 mars, zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit.

Kështu ka thënë vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues”, shkroi ndër të tjera Musliu.

“Sa herë që Vjosa Osmani është konfrontuar me Kushtetutën, ajo e ka shkelur atë me të dy këmbët. Juristja e „famshme“ e kontestoi edhe sistemin tonë politik, demokracinë tonë parlamentare.

Presidenti i vendit zgjedhet nga Parlamenti.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues.

A na duhet një Presidente që nuk e përfillë Kushtetutën e vendit?

Pra, Vjosa Osmani, përveç se nuk e përfillë kushtetutën, ajo shquhet edhe për një qasje përçarëse dhe arrogante.

Albin Kurti, e ka për obligim që deputetëve të Kuvendit t‘i prezentoj një ofertë serioze përmes një kandidati unifikues.

Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës.”, ka shkruar deputetja, Musliu

Postime të ngjashme

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...