Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Deputetja e PDK-së: Kosova po përballet me katastrofë humanitare, COVID-19 jashtë kontrollit

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Në debatin parlamentar për gjendjen pandemike, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha theksoi se Kosova po përballet me katastrofë humanitare dhe se pandemia Covid-19 është jashtë kontrollit.

Ajo tha se numri i madh i atyre që kanë humbur betejën nga koronavirusi dhe humbjet e mëdha ekonomike, Kosova dhe Qeveria nuk do të mund ta përballojë menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Jemi duke u përballur me një situatë, që mund ta quajmë lirisht një katastrofë humanitare. Kemi humbje të mëdha njerëzore, kemi humbje materiale-ekonomike e të cilat ne si vend dhe kjo qeveri me këto resurse dhe me këtë plan që ka në dispozicion nuk mund ta përballoj. Prandaj, kjo gjendje kërkon vëmendjen e të gjithë neve. Virusi është jashtë kontrollit, dimri po vjen dhe njerëzit mbyllen brenda shtëpive të tyre, restoranteve dhe mundësia që të shpërndahet virusi në masë është shumë e madhe. Spitalet veçse i kemi të mbi ngarkuara e deri në fillim të vitit tjetër sipas statistikave, numri i njerëzve të hospitalizuar dhe atyre që mezi marrin frymë duket se do të dyfishohet. E kjo është vetëm një pjesë e kësaj katastrofës”, theksoi ajo.

Deputetja nga PDK-ja po ashtu ngriti edhe çështjen e aspektit ekonomik, ku tha se humbjet ekonomike janë të paimagjinueshme, si humbja e vendeve të punës dhe mbylljet e bizneseve.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...