Kosovë

Deputetja gjermane ironizon me propozimin për ta quajtur “Trump” liqenin e Ujmanit

Zhurnal Ads

Propozimi që liqeni i Ujmanit të quhet “Trump” u përkrah nga kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Mirëpo kjo ide është kundërshtuar sot nga deputetja gjermane në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon-Taubadel, transmeton “Zeri.info”.

Deputetja, përmes një postimi në “Twitter”, ka ironizuar këtë propozim të të dyja shteteve.

“A është kjo një shaka e 1 prillit? Si ka mundësi që dikush t’i japë dikujt diçka në shenjë mirënjohjeje për këtë marrëveshje? Vetëm po bëhen pjesë e kampanjës së Trumpit”, thuhet në postimin e deputetes.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dje përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se e ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni i presidentit Trump”. /Zëri

Postime të ngjashme

Osmani, komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t’i hiqen vizat, kemi plotësuar kriteret

admin

“Infermierë në hyrje të sallave”, kështu do të organizohen dasmat tash e tutje në Kosovë

admin

Kush është avokati i Kadri Veselit? Ben Emmerson, e njeh shumë mirë Kosovën dhe luftën e UÇK-së

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...