Deputetja Ilire Dauti nxjerr dëshmitë për shkollën: kryetari Sejdiu të kërkojë falje publike (Dokument)

Shkup, 1 tetor – Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka publikuar dëshmitë për shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë të Poshtme, kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu të kërkojë falje publike.

 

Postimi i plotë i depuetets Dauti:

Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës,
Ju drejtohem lidhur me shpifjet që publikisht i bëri mbrëmë Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ai në studio Klan të Maqedonisë së Veriut deklaroi se gjoja nuk janë ndarë mjete në vlerë prej 3 000 000 denarë për shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë të Poshtme.

Të dashur qytetarë, që të mos keni dilema lidhur me çështjen e përmendur unë po i publikoj për ju dokumentacionet që e dëshmojnë këtë shpifje të z. Blerimit siç vijon:

1. Dokumenti i parë është amandamenti me numër arkive, ku nga ana ime është kërkuar 18 500 000 denarë apo 300 000 € për ndërtimin e shkollës.

2. Në dokumentin e dytë janë nënshkrimet që qëndrojnë në anën tjetër të fletës të dokumentit të parë.
3. Me arsyetimin se nuk ka dokumentacion teknik për ndërtimin e shkollës u pajtuam fillimisht të ndahen 3 000 000 denarë për rregullimin e dokumentacionit teknik të shkollës e cila shumë edhe u miratua me shumicë votash në komisionin perkatës që pastaj të miratohet edhe pjesa tjetër e mjeteve.

4. Dëshmi se amandamenti i ndryshuar ka kaluar në vlerë prej 3 000 000 denarë dhe se janë ndarë nga buxheti këto mjete është proces verbali nga zhvillimi i debatit në ditën që u votua amandamenti.

Për të gjitha këto pika të numëruara më sipër ekzistojnë edhe videot e publikuara ku dëshmohet me zë kjo që përshkruhet në dokumentacionet.

Për fund, qytetarë të nderuar, më lejoni t’i drejtohem Kryetarit të komunës së Zhelinës i cili tentoi mbrëmë publikisht të mashtrojë opinionin.

Blerim, deputeti vetëm i siguron mjetet, Ju duhet t’i merrni dhe t’i shfrytëzoni për qëllime saktë të percaktuara.
Blerim, mos tento të zëvendësosh objektin e shkollës dinjitoze që meritojnë nxënësit me objekt modular ( edhe këtë e kemi të dokumentuar, me siguri e keni edhe ju).

Blerim, kujdes me mjetet e ndara me kërkesën time nëpërmjet amandamentit edhe për furnizimin me ujë të pijshëm në vlerë prej 5 000 000 denarë, apo 80 000 euro për fshatin Strimnicë, sepse edhe atë e kam me dëshmi me dokumente dhe video.
Blerim, mos harro se mandatin e fitove edhe me mbështetjen tonë. Por, sot sjellja jote jo korrekte ndaj qytetarëve dëshmon se ti aspak nuk meriton edhe një mandat. Mungesa e korrektësisë bën që qytetarët të humbin besimin te ti.
Edhe një gjë, falje për shpifjen publike tani duhet t’ju kërkosh qytetarëve, sepse edhe unë sqarimin e dhash për qytetaret ndaj të cilëve ndjeva obligim.

Perndryshe, qytetarë të nderuar, unë Ilire Dauti, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mandat të dhënë nga vullneti i lirë i juaji, me qëllim të komunikimit me qytetarët e zonës, kam kërkuar nga Komuna e Zhelinës zyrë deputeti që me takon me ligj dhe z. Blerim Sejdiu e ka refuzuar këtë kërkesë e me këtë pamundësoi edhe punësimin e një të riu në atë zyrë. Poashtu edhe këtë dëshmi e kam të dokumentuar, Blerim!-ka shkruar deputetja e opozitës shqiptare Ilire Dauti.

Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës, Ju drejtohem lidhur me shpifjet që publikisht i bëri mbrëmë Kryetari i…

Posted by Ilire Dauti on Friday, October 1, 2021

Related posts

Vazhdojnë gjykimet për “Target-Fortesa”, “Titanik” dhe “Pllacet në Vodno”

D V

Migrantë janë zbuluar në Demir Kapi, shoferi i cili i ka transportuar, ka ikur

D V

Promovimi i dy inovacioneve të reja të patentuara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More