Deputetja Safije Sadiku: T’ju tregojmë të gjithëve se Kumanova është e gjithë shqiptarëve

Shkup, 9 tetor –  Deputetja Safije Sadiku nga Kumanova tha se për fat të keq është e ndarë në dy pjesë, njëra e zhvilluar ajo pjesa e maqedonasve dhe ajo e pa zhvilluar ku jetojnë shqiptarët.

“Sot ne kemi kandidatin shqiptar për kryetar të komunës së Kumanovës. Të vazhdojmë të bashkuar edhe në këto zgjedhje, dhe t’ju tregojmë të gjithëve se dora shqiptare është për votë shqiptare. T’ju tregojmë të gjithëve se Kumanova nuk është vetëm e dy tre vetave, por Kumanova është e gjithë shqiptarëve”, u shpreh Safije Sadiku.

Ajo kërkoi mbështetje për kandidatët dhe listën për këshilltarë me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Emri i pastrërtistë në këto zgjedhje është koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa. Numri i fitores është numri 6 i koalicionit”, tha Safije Shaini.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More