Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Derbi i Italisë në Kupë, Conte pa Lukakun dhe Hakimin, Pirlo për revansh

Edicioni i 74-t i Kupës së Italisë ka mbërritur në fazën gjysmëfinale, ku kanë fituar të drejtën për të vazhduar rrugëtimin tri nga katër klubet e sezonit të kaluar. Në apel mungon Milani dhe vendin e kuqezinjve në këtë edicion e ka marrë Atalanta. Sezonin e kaluar Napoli eliminoi Interin me rezultatin e përgjithshëm 2-1, ndërsa Juventusi mposhti Milanin falë rregullit të golave të shënuar në fushën kundërshtare, ndërsa në finalen e madhe ekipi i Gatuzos ia doli mbanë për të mundur bardhezinjtë e Juventusit pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Këtë herë goglat i ndanë skuadrat në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe në pjesën e sipërme të shortit do të fitojë të drejtën për të shkuar në finalen e madhe të 19 majit klubi që do të triumfojë në çiftin Atalanta – Napoli, ndërsa ekipi tjetër finalist do të dalë nga dyshja Inter – Juventus.

Turi gjysmëfinal çelet pikërisht me “derbin e Italisë” dhe “Zonja e Vjetër” do të ketë favorin për të luajtur takimin e kthimit në Torino, pikërisht javën e ardhshme.

Në këtë mënyrë, Interi dhe Juventusi do të përballen plot tri herë ndërmjet tyre në diçka më pak se tri javë e gjysmë. Këto dy klube u përplasën vetëm dy javë më herët, më saktë më datën 17 janar, në një duel të vlefshëm për javën e parafundit të Serisë A dhe zikaltrit fituan pa u sforcuar shumë, me rezultatin 2-0.

Në “San Siro” realizuan nga një gol për çdo pjesë Arturo Vidal, që deri në vitin 2015 u aktivizua për katër sezone pikërisht në radhët e bardhezinjve, si dhe Nicolo Barella. Një fitore vërtet e madhe për Interin dhe e para për ish-kapitenin apo dhe ish-trajnerin e Juventusit Antonio Conte, që në fakt i humbi që të dyja përballjet e kampionatit të kaluar në Serinë A me “Zonjën e Vjetër”, 2-1 në Milano dhe 2-0 në Torino. Një sukses që nuk pati ndonjë jehonë të madhe për shkak të vetë gjendjes jo të mirë të Juventusit, por mbi të gjitha një triumf i tillë u eklipsua shpejt nga barazimi i zikaltërve në Friuli me ekipin e Udinezes, kështu që diferenca ndërmjet tyre tani është vetëm 5 pikë, për më tepër bardhezinjtë kanë për të rikuperuar gjithashtu edhe duelin me Napolin, që u anulua që në fillimin e kampionatit.

Shumë do të varet pikërisht nga zgjedhjet që do të bëjë trajneri i ri i Juventusit Andrea Pirlo, duke patur parasysh kalendarin e ngjeshur dhe impenjimet e shumta në të gjitha frontet. Vetëm një javë pas takimit të kthimit në Kupën e Italisë bardhezinjtë do të përballen me Porton në Champions League dhe vlen të theksohet fakti që në një muaj e gjysmë, pra deri në datën 14 mars, rekordmenët e Italisë nuk do të kenë kurrë një javë të plotë për të përgatitur ndeshjen e radhës. Në këtë mënyrë Juventusi do të zbresë në fushë në çdo tri katër ditë, kështu që 41-vjeçari nga Brescia ka detyrën e vështirë për të racionuar forcat.

Mbetet për t’u parë pra se me çfarë lojtarësh do të zbresin në fushë trajnerët Conte dhe Pirlo, duke marrë në konsideratë faktin që në fundjavë të dy ekipet do të kenë ndeshje shumë të vështira në kampionat, respektivisht me kundërshtarë si Fiorentina dhe Roma, madje zikaltrit do të impenjohen me skuadrën vjollcë që të premten në mbrëmje në Firenze.

Ndeshja e vajtjes do të luhet në orën 20:45, në stadiumin “San Siro”, dhe në gjysmëfinalen e parë do të mungojnë Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, për shkak të kartonëve të marrë në derbin me Milanin në çerekfinale, ndërsa te bardhezinjtë vijon të mbetet jashtë sulmuesi argjentinas Paolo Dybala, që vazhdon të ketë probleme në gju.

Postime të ngjashme

Milani, opsioni i vetëm për Josip Ilicic

D V

Ramadani para takimi me Bodo/Glimt: E njohim mirë kundërshtarin, skuadër e disiplinuar dhe taktikisht shumë e fortë

D V

Përse Interi duhet ta shesë Lukakun

D V

Shiten brenda 24 orësh të gjitha biletat për takimin e zjarrtë mes Joshuas dhe Usyk

D V

Kaloi testet mjekësore me sukses, Kaoi Jorge duket se ka treguar edhe numrin që ka përgjedhur në fanellë

D V

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...