Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dërgohen dosje të reja të krimeve të luftës nga veteranët e UÇK-së

Dosje të reja krime lufte janë dërguar në Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Nga OVL e UÇK-së kanë thënë se personi që ka sjellë dosjet ka qenë tjetër nga rasti i parë. Ata kanë thënë se kanë tentuar ta ndalojnë personin, mirëpo që nuk kanë arritur.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se dosjet janë në gjuhën serbe dhe angleze, dhe paraqesin dëshmi të bashkëpunimit të prokurorëve të Speciales me Serbinë.

Ndërkaq, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ndryshe, hetuesit nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje krime lufte, të cilat ishin dorëzuar kohë më parë në mënyrë anonime në selinë e OVL të UÇK-së.

Dosjet dyshohet se përfshinin emra dëshmitarësh të mbrojtur në çështjet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

OVL e UÇK-së thotë se dosjet vërtetojnë se Dhomat e Specializuara janë të njëanshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe janë krijuar për të përmbushur vullnetin e Serbisë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë komentuar nëse dokumentet janë autentike.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...