Agjencia Zhurnal.mk

Deri më 22 mars vlenë moratoriumi për aktivitetet partiake për zgjedhjet e 12 prillit

Shkup, 15 mars – Zhurnal.mk – Aktivitetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill janë vënë në pushim deri në 22 mars, përshkak parandalimit të përhapjes së korona virusit në vendin tonë dhe respektimin e masave që i miratoi Qeveria, informon Zhurnal.

Për moratorium të aktiviteteve partiake, përmes telefonit janë dakorduar kryeministri Oliver Spasovski dhe liderët e të gjitha partive politike. Partitë do ti ndalojnë aktivitetet në teren dhe sipas paralajmërimeve, do të orientohen që të njejtën ta bëjnë përmes mediave elektronike dhe rrjeteve sociale.

Kryeministri Spasovski dje kumtoi se ka biseduar me liderët e partive politike dhe se deri më 22 mars do të ketë moratorium të të gjitha aktiviteteteve duke patur parasysh zgjedhjet e caktuara më 12 prill.

“Mëngjesin e sotëm komunikova me të gjithë kryetarët e partive dhe më informuan se janë vënë në moratorium të gjitha aktivitetet e partisë, dhe kjo është një mesazh i mirë për të gjithë ne se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çfarëdo tjetër. Kjo do të vazhdojë deri më 22 mars”, deklaroi në pres konferencë Spasovski.

Siç tha ai, ka biseduar me liderët Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.

Sipas Spasovskit, mesazhin më të fuqishëm drejt qytetarëve për momentin duhet ta dërgojnë vet partitë politike./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...