Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i lajmëron nxënësit e shkollave të mesme të vitit të katërt se më së voni deri më 30 nëntor duhet ta paraqesin temen e maturës. Paraqitjen duhet ta bëjnë nëpër shkollat e tyre, transmeton Zhurnal.
MASH i informon maturantët se nga ky vit, përvec modelit të vjetër të realizimit të detyrës projektuese, vendosen edhe mundësi të reja për realizimin e saj. Mundësia e re për realizimin e detyrës projektuese është bazuar në interesat e nxënësve edhe në trendet globale në arsim, kulturë dhe jetës sociale të të rinjve.
Siç informon MASH, këto projekte mundësojnë qasje të ndryshme dhe krijim të modeleve që do të inkurajojnë potencialin kreativ të maturantëve dhe mendimin kritik të tyre për temat të jetës bashkëkohore.